Ferraj: Tirana më llogariti edhe mua, tani të mos ndalemi
Mesfushori Nertil Ferraj ndihet i vlerësuar nga trajneri spanjoll dhe i premton se do të bëjë maksimumin për tia shpërblyer
Ish-futbollisti i Dinamos, Nertil Ferraj, ka kaluar gjatë merkatos verore në klubin e 24-herë kampionëve të vendit, pra te Tirana. Plani i qëndrimit të tij në këtë skuadër duket se ka synim afatgjatë dhe kontrata e kalon periudhën e dy sezoneve. Gjatë verës, kur ky futbollist ka kaluar në kampin bardheblu, ka pësuar një dëmtim dhe vetëm dy ditë përpara fillimit të kampionatit ai i është bashkuar grupit në prag të ndeshjes me Teutën.
Ferraj në këtë takim ka luajtur si zëvendësues në pjesën e dytë të takimit. Në fitoren 3-2 ndaj Kastriotit e ka nisur sfidën si titullar dhe në minutën e 60-të ka lënë fushën e lojës, pasi është zëvendësuar. Kjo tregon se ai është një lojtar me vlera te Tirana dhe se po bën maksimalen për të kënaqur të gjithë.
Vijimësia Kam ardhur te ky klub për të fituar trofe, edhe pse në kampionatin tonë këtë vit ka rivalitet, kjo është parë që në dy sfidat e para. Besoj se me grupin që kemi do tia dalim, sepse ka emra të dëgjuar dhe djem të talentuar. Për sa i përket formës sime, mendoj se jam duke i rikuperuar, jo tamam 100%, por pas disa ditësh do të jem në maksimumin tim.
Dua të them se jam rikthyer në stërvitje me grupin vetëm dy ditë përpara ndeshjes me Teutën, në një ndeshje ku jam aktivizuar menjëherë. Edhe pse si zëvendësues, kam dhënë maksimumin tim. Ndeshja e parë më ndihmoi që të rigjeneroj disa forca dhe më pas me Kastriotin kam luajtur që nga minuta e parë dhe më pas në pjesë të dytë jam zëvendësuar.
Këtë e shoh si arritje në veten time, por dua që të jap më të mirën për Tiranën. Ndeshja e parë ishte një dështim për ne, por më pas arritëm të bënim kthesë në Krujë, aty ku shumëkush mendonte se e kishim të humbur.Jemi një grup që do të bëjmë të pamundurën për trofe këtë vit, edhe pse kemi rivalë.
Ajo që na ndihmon më tepër në anën psikologjike këto ditë është edhe fitorja në kupë, kjo jo vetëm se tashmë e quajmë të kaluar turin, por filluam nga fitoret radhazi. Fitore në kampionat, fitore në kupë, por këto fitore duhet ti vazhdojmë. Ndeshja e radhës të dielën ndaj Pogradecit është për të konfirmuar se jemi në një gjendje të mirë.
Kurse ajo që lidhet me trajnerin nga ana ime mbetet për tu vlerësuar, sepse arriti të krijojë besim tek unë, edhe pse isha i dëmtuar, por edhe unë nuk dua ta zhgënjej në asnjë moment. Profesor Rubio më grumbulloi në 18-she, edhe pse nuk isha 100% gati. Gjithashu, edhe më aktivizoi në ndeshjen e parë. Ai po bën maksimalen e tij me grupin dhe mendoj se do ta arrijmë atë që na kërkohet, përfundon Nertil Ferraj.
Shkurt nga Tirana
- Stërvitja e drejtuar nga Rubio dje ka pasur vetëm karakter atletik. Grupi ka zhvilluar vrapime të shkurtra dhe kërcime gjatë 90-minutëshit të seancës stërvitore.
- Tirana do të ndeshet ditën e diel në orën 15:00 ndaj Pogradecit debutues në superiore për javën e 3-të të kampionatit.
- Menjëherë sapo ka mbërritur në stërvitje trajneri i bardhebluve ka pasur një bisedë me Gilman Likën. Kjo lidhej me ushqimin që konsumonin. Duket se teknikut spanjoll nuk i pëlqen gatimi shqiptar.
- Futbollisti kenian Moses Arita, ende pa u zhveshur për të startuar trajnimin e ditës së enjte, ka shkuar menjëherë në sallën e fizioterapisë. Aty ai ka qëndruar rreth 20 minuta dhe më pas ka dalë në fushë.
- Portieri Selaci nuk është bashkuar me grupin gjatë stërvitjes për të kryer seancën e atletikës, por ai ka qenë nën drejtimin e trajnerit të portierëve, Astrit Nallbani.
Bala vijon i dëmtuar, ndoshta mungon të dielën
Shënuesi i tregolëshit ndaj Himarës në kupë, Bekim Bala, me shumë mundësi nuk do të jetë as në stol për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Pogradecit. Dëmtimi në ndeshjen ndaj Himarës ka qenë më i rëndë se çu parashikua. Ai është dëmtuar në kaviljen e këmbës së majtë dhe dje ka zhvilluar trajnim të veçantë. Si fillim ka shkuar në sallën e fizioterapisë.
Atje ka kryer rreth 30 minuta masazh. Më pas i është drejtuar palestrës dhe nën drejtimin e fizioterapistit ka kryer disa ushtrime. Me shumë mundësi Bala do të mungojë në ndeshjen e radhës, por stafi mjekësor i skuadrës nuk e miraton këtë, njëkohësisht nuk është në gjendje edhe të përcaktojë në është të paktën për në stol.
Ky dëmtim ka ardhur në momentin më të mirë të sulmuesit, pasi u çlirua në ndeshjen e transfertës në Krujë ndaj Kastriotit, ku Tirana mori një fitore vërtet të madhe, më pas në kupë shënoi tre gola, edhe pse përballë një kundërshtari modest. Por si duket fati nuk është me të, atij ndoshta do ti duhet të pushojë këtë fundjavë.
Por nëse për këtë ndeshje mund të mbulohet roli i tij, ndaj Flamurtarit në javën e ardhshme do të jetë një mungesë vërtet e rëndësishme për Tiranën. Gjithsesi, në ditët në vijim do të vendoset për Balën.
