E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuyt: Nuk më intereson Interi

Holandezi i Liverpoolit Dirk Kuyt, nuk është i interesuar të luaj për ish Kampionin e Evropës, Inter, pasi thotë se është i përqëndruar te skuadra e tij aktuale dhe dëshiron të gjejë vend të formacion bazë në “Anfild”.

“Për momentin nuk jam interesuar për asnjë klub. Jam shumë i fokusuar në Liverpool dua të rikthehem plotësisht si gjatë sezoneve të kaluar, trajneri po bënë punë të mirë prandaj nuk mendoi të ndërroj mjedis”, ka potencuar Kuyt.

Ky i fundit ishte kërkuar edhe vitin e kaluar, ndërsa sipas të gjitha gjasave edhe sivjet do të dështoi transferimi i tij në Inter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›