E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuyt, i zhgënjyer me humbjen

Dirk Kuyt ndihet i zhgënjyer me humbjen e Liverpoolit nga Fulhami me rezultat minimal 1:0, në Craven Cottage. Mirëpo, sulmuesi holandez beson se ‘Reds’ do t’u rikthehen shpejt rezultateve pozitive.

“Është një zhgënjim i madh, por duhet të vazhdojmë të shikojmë përpara, duke u munduar që të përmirësohemi. Duhet të luftojmë për një vend ndër katër të parat dhe duhet të fitojmë sa më shumë ndeshje që të jetë e mundur, për ta arritur këtë objektiv”, deklaroi Kuyt pas ndeshjes.

Fulhami e shënoi golin e fitores në fund të ndeshjes, duke ia ‘këputur këmbët’ ekipit të Kenny Dalglish.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›