E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea kërkon Deschampsin

Pronari i Chelseas, Roman Abramovich ka zhvilluar negociata me trajnerin e Olympique Marseille, Didier Deschamps, rreth angazhimit të tij në krye të gjigantit londinez, ka njoftuar Daily Telegraph.

Kjo është hera e dytë që 43 vjeçari konsiderohet si kandidat për postin e menaxherit të Chelseas, pasi më 2004 ishte mposhtur në garë nga Jose Mourinho.

Megjithatë, Deschamps, ish futbollist i Chelseas më 1999-2000, thuhet se është rikthyer në konsideratë pasi Abramovich u tërhoq nga interesimi për rikthimin e Mourinhos, të cilin e shkarkoi më 2007. Chelsea aktualisht udhëhiqet nga Roberto di Matteo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›