Kuze thërret Januzin

Kombëtares A të Shqipërisë do t’i shtohet edhe një futbollist nga Kosova. Ai është sulmuesi i ekipit ukrainas Vorskla Poltava, Ahmed Januzi, i cili deri më tani ka luajtur për ekipin U-21 të Shqipërisë.
Trajneri kroat e ka ftuar ish anëtarin e Kosovës së Vushtrrisë që t’i bashkohet ekipit për dy ndeshjet miqësore që kuqezinjtë do t’i zhvillojnë kundër përfaqësueses së Malit të Zi dhe asaj të Andorrës.
“Në klub më ka arritur ftesa nga Josip Kuze që t’i bashkohem Kombëtares për dy ndeshjet miqësore kundër Malit të Zi dhe Andorrës. Pastaj edhe përkthyesi i Kuzes, Denis Bastari, më ka telefonuar dhe më ka treguar që jam i ftuar për këto dy ndeshje”, ka thënë vushtrriasi për Express të mërkurën.
Ahmed Januzi tregon se e kishte pritur një ftesë nga selektori i ekipit kuqezi, Josip Kuze, pas paraqitjeve të mira që ka bërë në elitën e futbollit ukrainas dhe me ekipin U-21 të Shqipërisë.
“Ta them të drejtën, e prisja një ftesë. Kuze më kishte vëzhguar kur luaja me shpresat dhe trajneri Artan Bushati më thoshte se shumë shpejt do të ftohem në Kombëtaren A, pas paraqitjeve të mira”, u shpreh 21 vjeçari.
Sulmuesi shtatlartë premton se do ta japë maksimumin nga vetja dhe ta bind trajnerin kroat që ta ftojë edhe për ndeshjet eliminatore të Kampionatit evropian 2012, që fillojnë në shtator të këtij viti.
“Unë do mundohem ta jap maksimumin nga vetja në çdo ndeshje dhe inshallah shkon mirë”, theksoi Januzi i cili ka veshur edhe fanellën e përfaqësueses së Kosovës.
Ahmed Januzi në shkurt të vitit 2009 është pajisur me pasaportë shqiptare. Ai me ekipin e shpresave ka debutuar në ndeshjen miqësore lundër Maqedonisë, derisa ka zhvilluar rreth dhjetë ndeshje me ekipin U-21.
Me debutimin e Januzit, numri i kosovarëve në Kombëtare do të shtohet në shtatë, pasi aktualisht fanellën e ekipit kuqezi e bartin edhe Arian Beqaj, Lorik Cana, Armend Dallku, Debatik Curri, Besart Berisha dhe Samir Ujkani.
Ndërsa ky numër mund të rritet pasi trajneri Josip Kuze është duke vëzhguar edhe dy futbollistët kosovarë; Valdet Ramën (Hannover ’96) dhe Andisë Shalën (Dundee United).
Në anën tjetër, përveç Januzit, risi në listën e kroatit për këto dy ndeshje miqësore pritet të jenë edhe Edgar Çani (Piacenza), Bekim Bala (Vllaznia) dhe Emilian Veliaj (Laçi).
Kuqezinjtë ndeshjen e parë do ta zhvillojnë më 25 maj kundër Malit të Zi në Podgoricë, derisa takimin e dytë do ta luajnë në Tiranë, ku përballë do të kenë Andorrën.