Kuzhe, 27 emra për anti-Portugalinë
Trajneri i ri i Shqipërisë, Josip Kuzhe, fshihet prapa dyerve të FSHF-së, ndërkohë që shqiptarëve u propozon një listë të gjatë me 27 emra për dy ndeshjet në fillim të qershorit, kundër Portugalisë (më 6 qershor, e vlefshme për Grupin 1 të eliminatoreve të Botërorit dhe ndaj Gjeorgjisë (më 10 qershor, miqësore). Pavarësisht se tekniku kroat është në Tiranë prej së shtunës së kaluar, FSHF nuk ka bërë ende prezantimin zyrtar të tij. Madje, nuk ka qenë i pranishëm as në zbardhjen e listës. Emrat e lojtarëve janë bërë publike nga shefi i zyrës së shtypit, Tritan Kokona, ndërkohë që mbetet ende e pakuptueshme mbajtja e Kuzhesë larg mediave. Gjithsesi federata pranoi se lista nuk është përpiluar nga kroati, por nga ekspertët e FSHF-së.
Lista e lojtarëve që do të ketë në dispozicion trajneri i ri kuqezi për ndeshjen zyrtare me Portugalinë në Tiranë, por edhe për ndeshjen pasuese, miqësore, me Gjeorgjinë, është e gjatë, sepse Kuzhe kërkon t‘i vëzhgojë nga afër të gjithë, për të krijuar një ide rreth tyre, pasi ai nuk i njeh. Prurjet e vetme të kësaj liste, të cilat mund të konsiderohen edhe një risi e kroatit janë talenti i Teutës, Emiljano Vilës, i riu i Tiranës kampione, Jetmir Sefa, dhe portieri ti Kombëtares U-21 dhe i Iraklis Selanik, Enea Koliqi, të cilët thirren për herë të parë. Po ashtu, Kuzhe ka vendosur të rikthejë tre të përjashtuarit e Ari Hanit, Erjon Bogdanin (49 ndeshje, 9 gola, që mungoi në dy ndeshjet paraardhëse) dhe "të padëshirueshmit" Edmond Kapllani (23 ndeshje, 6 gola) dhe Jahmir Hykën (10 ndeshje). Për ndeshjen kundër Portugalinë rikthehet edhe kapiteni i Marsejës, Lorik Cana, i cili mungoi ndaj Danimarkës për arsye të kartonëve të verdhë. Mungesa e vetme është ajo e kapitenit Altin lala, që vazhdon të vuajë një dëmtim të lehtë. Ndërsa Armend Dallku, edhe pse është në listën e madhe, nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër luzitanëve (i skualifikuar për kartonë). Për koincidencë, kosovari ka munguar për të njëjtën arsye edhe në ndeshjen e parë kundër portugezëve në Braga. Kuzhe nuk e ka shmangur nga vëmendja edhe kampionatin shqiptar, i cili përfaqësohet në këtë listë nga nëntë lojtarë të përzgjedhur nga skuadrat e Kategorisë Superiore (katër nga Tirana dhe nga një për Vllazninë, Elbasanin, Teutën e Dinamon). Mes tre portierëve në dispozicion, duket se Hidi e ka të garantuar vendin mes shtyllave. Për repartin e mbrojtjes konkurrojnë tetë lojtarë, të cilët do të mund ta kalojnë provimin për të qenë pjesë e një liste normale të Kombëtares. Mbipopullim shikohet në mesfushë, ku Bakaj, Muzaka, Vila e Sefa duket se duhet të sfidojnë "gardën e vjetër". Sulmi është pika më nevralgjike e Shqipërisë, prandaj Kuzhe ka afruar edhe golashënuesin e Superiores, Memellin përkrah Salihit, Bogdanit, Berishës e Kapllanit.
Lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Josip Kuze për ndeshjet me Portugalinë dhe Gjeorgjinë
Lojtarët Ndeshje
1. Isli Hidi 10
2. Samir Ujkani 0
3. Enea Kolici 0
4. Debatik Curri 23
5. Armend Dallku 31
6. Kristi Vangjeli 17
7. Andi Lila 5
8. Elvin Beqiri 42
9. Ansi Agolli 9
10. Endrit Vrapi 7
11. Admir Teli 4
12. Lorik Cana 36
13. Ervin Skela 61
14. Ervin Bulku 16
15. Gilman Lika 4
16. Dorian Bylykbashi 3
17. Jahmir Hyka 10
18. Klodian Duro 57
19. Elis Bakaj 3
20. Gjergj Muzaka 1
21. Emilian Vila 0
22. Jetmir Sefa 0
23. Hamdi Salihi 12
24. Erjon Bogdani 49
25. Edmond Kapllani 23
26. Besart Berisha 15
27. Migen Memelli 1