E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia arrestohen 13 kambistë në qendër të Tiranës, s‘kishin licencë

Policia duket më e vendosur
se kurrë që të zhdukë kambistët
nga qendra e Tiranës.
Vetëm dje ka arrestuar 13 veta
dhe tre të tjerë i ka lënë në arrest
shtëpie, duke u sekuestruar
gjithë paratë e gjetura. Operacioni
ka filluar tre muaj më parë
me paralajmërimin e tyre, por
kjo nuk i ka bindur të arrestuarit
se do të shqetësohen më. Gjithsesi,
gjithçka ka përfunduar dje,
me këtë goditje të madhe.
Burimet policore të kryeqytetit
thanë se pas një hetimi 3-mujor,
me aplikimin e metodave
speciale të hetimit, në bashkëpunim
me Prokurorinë e Rrethit
Gjyqësor Tiranë, u finalizua
operacioni "Black market", ku
u arritën të sigurohen provat
e mjaftueshme, për persona
të cilët ushtrojnë aktivitetin
e paligjshëm të këmbimit të
valutës dhe të parave në rrugë,
pa licencën e Bankës së Shqipërisë.
Mbështetur në urdhrat
e ekzekutimit të Gjykatës së
Rrethit Gjyqësor Tiranë, seksioni
kundër pastrimit të parave
pranë Drejtorisë së Policisë së
Qarkut Tiranë, e kreu arrestimin
13 personave dhe u vendos
masa e "arrestit shtëpiak" për
tre të tjerë. Policia deklaroi se
këta persona ishin këshilluar
më shumë se njëherë, madje
disa prej tyre ishin dërguar për
ndjekje penale në gjendje të
lirë, por ata nuk janë bindur
për të braktisur këtë aktivitet
të paligjshëm, apo të marrin
licencë pranë bankës. Kështu,
grupi i operacioneve speciale
i ka vëzhguar për ditë të tëra,
duke ndjekur nga afër aktivitetin
e tyre, të cilët prej kohësh
kishin nisur ta ushtronin fshehtas
për shkak të kontrolleve të
shumta që zhvilloheshin në atë
zonë. Ndërkaq, grupi hetimor
shpjegoi zyrtarisht se operacioni
u zhvillua gjatë gjithë ditës,
duke ushtruar kontrolle edhe në
banesat e të arrestuarve.
Ndërsa në një deklarate për
shtyp, Policia e Tiranës, duke
publikuar emrat, tha se këta
shtetas dyshohen se kanë ushtruar
aktivitet të paligjshëm,
duke konsumuar veprën penale
të "ushtrimit të palicencuar
të veprimtarisë financiare",
parashikuar nga neni 90 i ligjit
Nr. 9692, datë 19.12.2006, për
"Bankën në Republikën e Shqipërisë".
Në cilësinë e provës
materiale u sekuestrua një
sasi e konsiderueshme valute
në euro dhe lekë shqiptare.
Drejtoria e Policisë së Qarkut
Tiranë ka shprehur edhe
njëherë vendosmërinë për të
vazhduar operacionin "Black
market" deri në eliminimin
plotësisht të kësaj veprimtarie
të kundërligjshme, vendosjen
përpara përgjegjësisë ligjore të
personave që ushtrojnë veprimtari
valutore të palicencuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›