"Unë, praktikantja dhe e dashura e Kenedit"
Ka kaluar pothuajse gjysmëshekulli prej përfundimit të asaj historie dhe më në fund Mimi u shfaq vetë në skenë dhe vendosi të tregonte marrëdhënien e saj të fshehtë me Presidentin Xhon Fitzgerald Kenedi. Mimi Beardsley Alford, sot një pensioniste 66-vjeçare dhe ish-praktikante në Shtëpinë e Bardhë gjatë viteve ‘60, është gati të publikojë "Once upon a secret", librin me kujtime ku do të tregojë eksperiencën e saj me politikanin demokratik, i cili u vra në Dallas më 1963-in, por veçanërisht 18 muajt gjatë të cilave ishte një prej të dashurave të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lidhja e fshehtë
Historia e kësaj lidhjeje të fshehtë nuk është e panjohur. Ajo u përmend për herë të parë në vitin 2003 nga shkrimtari Robert Dallek që në biografinë "An unfinished life: John F. Kennedy, 1917-1963" foli për një lidhje dashurore mes një ish-praktikanteje dhe Presidentit. Burimi kryesor i Dallek ishte një deklaratë me gojë e regjistruar në vitet ‘60 nga Barbara Gamarekian, zëvendëssekretarja e zyrës për shtyp të Kenedit. Gazetat amerikane ranë në gjurmët e ish-praktikantes dhe pas shumë hetimesh (Beardsley Alford kishte ndryshuar emër) arritën ta zbulonin. Gruaja, që punonte për kishën presbiteriane dhe që nuk ia kishte treguar lidhjen dashurore as prindërve e as fëmijëve, pohoi se ka qenë e dashura e Presidentit nga qershori i vitit 1962 deri në nëntor të 1963-it, muaj gjatë të cilit përfundoi praktikën dhe u kthye në shkollë. "Isha vetëm 19 vjeçe", shkruan ish-praktikantja 66-vjeçare, e cila mban mbi shpatulla dy divorce, një mbiemër të ri dhe një shpirt të humbur në shqetësimin e zemrës. "Isha shumë e re, naive dhe shumë e sinqertë".
Vajzë e "pafytyrë"
Gamarekian kujton se ishte "një studente e gjatë, e dobët dhe shumë bukuroshe. Kishte flokë të gjatë e me onde, siç mbaheshin në atë kohë". Por nga tregimet e Barbara Gamarekian, zëvendëssekretarja e zyrës së shtypit të Presidentit Kenedi, të marra në librin e Dallek, figura e Mimit shfaqet krejtësisht ndryshe. 19-vjeçarja është përshkruar si një vajzë e papërmbajtshme, e gatshme që t‘i telefononte Presidentit edhe kur ai ishte në Irlandë gjatë një vizitë zyrtare, për t‘u ankuar se eprorët e saj nuk dëshironin t‘i jepnin një ditë leje. Sipas tregimit të Gamarekian, Kenedi i kishte kërcënuar se do t‘i pushonte të gjithë ata që do të guxonin ta bezdisnin vajzën dhe kështu ajo arriti të merrte gjithçka që dëshironte. Një rast tjetër, kujton zëvendëssekretarja Gamarekian, takoi në Nasau, në ishujt Bahamas, Kryeministrin anglez, Harold MacMillan. Beardsley Alford e shoqëroi Kenedin, por ishte përpjekur në të gjitha mënyrat t‘u shpëtonte shikimeve dashakeqëse. Gamarekian thekson se Beardsley Alford nuk ishte vajza e vetme që punonte në Shtëpinë e Bardhë, të cilës Presidenti duhej t‘i kushtonte një vëmendje të veçantë. Madje është krejtësisht e kundërta. Zyra e shtypit ishte populluar nga shumë vajza të reja, të cilat mund të konsideroheshin kukulla joshëse si nga Presidenti ashtu edhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.
"E vërteta ime"
Ka qenë ish-praktikante në Shtëpinë e Bardhë, është martuar dhe divorcuar dy herë, ka preferuar të shkruajë këtë biografi për të treguar se si janë në të vërtetë faktet. Artikujt e publikuar nëpër gazeta, pas daljes së librit të Dallek, e kanë shqetësuar shumë dhe tani dëshiron të tregojë njëherë e përgjithmonë të vërtetën e saj. Gjithsesi, Mark Reiter, agjenti i Beardsley Alford, thekson se "Once upon a secret" nuk do të jetë aspak një libër ngacmues, por do të tregojë me detaje jetën e 66-vjeçares.
Duke folur për ish-praktikanten, Reiter ka treguar se gruaja "nuk është aspak ajo lloj femre që i tregon vendit gjërat intime që ai dëshiron". Libri, vazhdon më tej ai, do të ndahet në tri pjesë. Pjesa e parë do të tregojë jetën e Beardsley Alford para se të vinte në Uashington. Pjesa e dytë do të tregojë eksperiencën në Shtëpinë e Bardhë. Dhe në fund, më interesantja do të jetë ajo kushtuar viteve pas eksperiencës si praktikante. "Do të shihni se si jeta juaj, martesa dhe gjithçka tjetër mund të ndikohen thellë nga një sekret që ke vendosur ta ruash".
Susan Mercandetti, redaktore e përgjithshme e shtëpisë botuese "Random House", tregon se i ka blerë të drejtat e librit vetëm pasi kishte lexuar 20 faqet e para: "M‘u desh të lexoja vetëm disa faqe për të kuptuar se sa i mrekullueshëm ishte ai libër", është shprehur Mercandetti për "New York Times". "Është një vepër që në fund tregon humbjen e pafajësisë".