Leterme: Belgjika do ju ndihmojë, shqiptarët i meritojnë vizat
TIRANE-Kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës Yves Leterme deklaroi sot gjatë një konference në Tiranë se Mbretëria e Belgjikës sapo të marrë kryesimin e Presidencës së Bashkimit Europian në muajin Korrik të këtij viti do të japë gjithë mbështetjen e duhur për Shqipërinë në kuadrin e liberalizimit të vizave.
Leterme zhvilloi sot në Tiranë një takim kokë më kokë me kryeministrin Sali Berisha me ftesë të këtij të fundit. Më pas në një konferencë të përbashkët për shtyp, kreu i ekzekutivit të Belgjikës theksoi se fillimisht e rëndësishme është plotësimi i pyetsorit që Brukseli I ka dorëzuar Shqipërisë. “Dua të nënvizoj në emër të Mbretërisë së Belgjikës, se ne jemi të angazhuar për një të ardhme të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. I premtova Berishës se Mbretëria e Belgjikës do ndihmojë Shqipërinë për pyestorin që duhet dorëzuar në BE. Kjo është shumë e rëndësishme, përsa i përket liberalizimit të vizave se BE e ka prioritet mundësinë e liberalizimit të vizave, dhe unë e përgëzova Berishën për progresin që është bërë nga Shqipëria”.
Leterme shprehet se "mendoj se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një faktor kyç për stabilitet në rajonin e Ballkanit.
Kryeminsitri belg duke e cilësuar veten dhe si kryeministri i vendit që këtë vit pret Presidencën e BE, pasi inkurajoi homologun dhe qeverinë shqiptare që të kenë një angazhim më të madh të gjithë proceseve që duhen bërë për liberalizimin e vizave, theksoi se Belgjika e miraton lëvizjen lirshëm të shqiptarëve në Europë. “Meqënëse cështja e vizave është cështje teknike dhe jopolitike, në këtë kuadër mendoj se shqiptarët duhet të lëvizin lirshëm si gjithë qytetarët europianë”.
Leterme u shpreh gjthashtu se në në kuadër të integrimit të Shqipërisë, Belgjika e inkurajon kete, por sugjeroi se sa i përket fushës së marrëdhënieve zyrtare "mendoj se ka hapësira ku dy vendet duhet të bashkëpunojnë më tej".
Ndërsa nga ana e tij kryeministri Berisha tha se kishte diskutuar me homologun belg për një sërë fushash të bashkëpunimit, duke përmendur këtu marrëveshje në luftë kundër krimit të organizuar, marrëveshje për të burgosurit. “Jemi të gatshëm të firmosin çdo marrëveshje me Belgjikën në interes të luftës kundër krimit të organizuar. Po punohet edhe në fushën e sigurimeve shoqërore. Shpresoj që së shpejti do të përfundoj edhe një marrëveshje në fushën e arsimit”, theksoi Berisha.
Lidhur me Marrëveshjen për të burgosurit, Leterme u shpreh i kënaqur që qeveria shqiptare ra dakort ndërsa paralajmeroi se e rëndësishme dhe ndihmë do të jetë edhe një marrëveshje e pritshme, ajo për sigurimet shoqërore.
(DanielaBonollari/BalkanWeb)