E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzuan me fondet për Kosovën, në hetim këshilltarët e Artemijes

BEOGRAD- Këshilltarët e ngushtë të peshkopit te patrikanës së Rashës, Prizrenit dhe Kosovë, Artemije janë vënë në hetim pasi akuzohen se kanë abuzuar me 700 mijë dinarë për një fushatë humanitare për komunitetin e varfër serb në Kosovë.

Lajmi publikohet nga gazeta serbe Blic. Ministria e Brendshme pritet të nisë sot një hetim mbi abuzimet financiare të këshilltarëve të priftit Artemije.

Media serbe informon se Kisha ortodokse i ka pëcjellë të dielën të gjithë dokumentacionin policisë. Peshkopi serb i njohur për fushatën antishqiptare është pezulluar përkohësisht nga detyra e tij të shtunën pasi akuzohet për shpërdorim të pasurisë.

Sipas dyshimeve të policisë, paratë që ishin dhënë kishës për ndërtimin e një kuzhinë në ndihmë të serbëve të varfër në Kosovë kanë shkuar pë pasurimin privat dhe jetën luksoze të disa prej kolegëve të afërt të Artemijes. Këtu përfshihet dhe priftërinjt Simeon Vilovski, vëllai i tij Vladimir Vilovski, famulltar Predrag Subotički e Gordana Markovic, i cili ishte drejtor i Byrosë Shtetërore për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore në 2007.

Sipas medias serbe paratë të cilat ishin dhënë kishës për të ngritur katër kuzhina në ndihmë të të varfërve do të ndihmonin 1200 të uritur serb në Kosovë. Gazetarët serbe shkruajnë se pjesë më e madhe e parave i ka shkuar të ashtuquajturës patrikanës së Rashës, Prizrenit.
(s.g/GSH/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›