E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe: Dua ta nis me Francën

Mediat franceze kanë bërë vlerësime pozitive për fortësinë e ekipit shqiptar, duke përmendur barazimet me Suedinë, Portugalinë dhe Danimarkën. Sa i fortë është Shqipëria?
Ne mund të jemi kundërshtarë seriozë për cilindo ekip. Dëshira ime është që pas këtyre ndeshjeve kualifikuese shumë ekipe të mëdha në Europë të flasin me respekt të plotë për ekipin Kombëtar të Shqipërisë. Ky është dhe qëllimi im. Dëshirojmë t’i bëjmë krenarë shqiptarët për ekipin e tyre.
Mister, tashmë grupi dhe emrat e skuadrave janë të njohura. Dëshironi ta nisni aventurën në kualifikuese me ekipe të mëdha apo të vogla. Cila është strategjia për këtë?
Jemi duke punuar për të ndërtuar strategjinë tonë. Pas pak ditësh do të përcaktojmë edhe kalendarin zyrtar, por mua më pëlqen ta filloj me një ndeshje të vështirë kundër një ekipi të madh, ndoshta Franca.
Në kualifikueset e mëparshme të Europianit kishim kundërshtarë Holandën e Rumaninë, ndërsa tani Francën dhe Rumaninë. Bariçi grumbulloi 11 pikë. A do të merrni më shumë ju?
Po, mua më pëlqen të marrë më shumë dhe do t’ia dal, por këtë do ta shohim ndeshje pas ndeshjeje. Gjithsesi, grupi ynë nuk është dhe aq i lehtë. Do të hyjmë në çdo ndeshje për të marrë pikë.
Cili nga kundërshtarët që kemi në grup ngjan me lojën e Irlandës së Veriut, ndaj së cilës do të luajmë miqësore më 3 mars?
Kundër Irlandës se Veriut ne do të praktikojmë atë lloj loje që do të bëjmë edhe kundër kundërshtarëve tanë. Edhe në muajin gusht ne do të përpiqemi të gjejmë një kundërshtar të ngjashëm me ata që kemi në grup.Burimi: Albania-sport.comE Hene, 08 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›