E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe: Ideale do të ishte 20-22 pikë

(ALBANIA SPORT) - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, deklaroi gjatë konferencës së tij për shtyp, duke iu pergjigjur nje pyetje ne lidhje me numrin e pikeve qe ai kishte objektiv te grumbullonte, tha: "Më duhet së parë të ndërtoj programin dhe të përzgjedh lojtarët e duhur për të fituar pikët. Së pari, dua të sqaroj se kur erdha gjashtë muaj më parë nuk njihja asnjë nga lojtarët, nuk kisha asnjë informacion mbi futbollistët e mi. Ne patëm disa momente të mira në ndeshjet tona si ato kundër Portugalisë, kundër Danimarkës, kundër Suedisë jo dhe aq të mira. Kjo edhe për shkak të pozicionit e momentin kur nisa punën si trajner (i Shqipërisë).
"Tani unë e njoh skuadrën, i njoh lojtarët. Tani kërkoj të përmirësojmë shumë gjëra, për ta bërë lojën tonë më të fuqishme. Nëse luajtëm me sukses kundër në disa momente kundër Portugalisë, ne duhet që këtë ta implementojmë edhe në ndeshjet që kemi përpara. Duhet të kemi ambiciet tona. Duhet të ndërtojmë një ekip që të ketë këtë filozofi. Opinioni im është të ndërtojmë  një skuadër akoma më të fortë dhe unë shpresoj se ne mund të marrim disa pikë kundër ekipeve të forta. Nëse ju doni të arrini diçka në këto eliminatore, ideale do të ishte 20-22 pikë.
"Nuk dëshiroj të bëj spekulime, se do të arrij këtë apo do të bëj atë gjë. Dëshiroj ta shoh situatën ndeshje pas ndeshjeje. Të ndërtojmë skuadrën tonë, ndoshta shumë ambicioze. Gjithsesi, nuk dëshiroj aspak t’i bëj bisht pyetjes. Do të ishte më mirë ta thosha pasi të shihnim edhe rezultatet e fillimit tonë e më pas të ndërtonim programin tonë në lidhje me pikët”.
Burimi: Albania-sport.comE Hene, 08 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›