E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe: Kunder Kroacise, stres special

(ALBANIA SPORT) - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, deklaroi gjatë konferencës së tij për shtyp, se te luante kunder Kroacise do te ishte një stres special, pasi ndonjëherë emocionet mbizotërojnë
Objektivin për vendin e tretë apo të katërt është një objektiv i i kërkuar edhe nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (Duka)?
Jo, ne kemi folur bashkë me presidentin në një atmosferë shumë të këndshme rreth këtyre kualifikimeve, por saktësisht nuk kemi folur për objektiva, ose nuk u përmendën për momentin, diçka e tillë, që ne duhet të arrijmë këtë pozicion. Të dy, edhe pse ishim të mërzitur nga ekipet që na ranë në grupin, ishim optimist në bisedën e djeshme (të dielën në Varshavë). Unë besoj se do të krijojmë një atmosferë të mirë, programin tonë dhe unë shpresoj se do të arrijmë rezultare të mira.
Me ato që deklaruat, do të thotë se kualifikimin e konsideroni të pamundur. Shqipëria shmangu Kroacinë, një rival që ju nuk e dëshironit, por gjeti Bosnjën, një skuadër që i ka hapur shumë probleme në eliminatoret e kaluara të Botërorit 2010 vetë Spanjës.
Ok, në lidhje me Kroacinë do të ishte një ndeshje shumë speciale, shumë emocionale dhe tepër stresuese për mua. Ju e dini që unë jam kroat. Së pari, Kroacia është një ekip shumë i mirë dhe nuk është e lehtë të fitosh e të arrish rezultat; së dyti, është një stres special, pasi ndonjëherë emocionet mbizotërojnë. Ju duhet të bëni lojën tuaj dhe të fitoni. Gjithsesi, nëse ju luani në Zagreb përballë 40-50 mijë shikuesve dhe dikush do të kërkonte të fitoja nuk do të ishte e lehtë për mua. Më duhet të deklaroj se nuk do të isha i lumtur të luaja kundër Kroacisë. Nga ana tjetër, Bosnja është diçka tjetër. Bosnja është krejtësisht një vend tjetër. Unë e respektoj në gjithçka që ka bërë, por nuk ndjej asnjë lloj emocioni kur të përballem kundër tyre.
Burimi: Albania-sport.comE Hene, 08 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›