E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana: Franca? E doja prej kohesh

Të paktë janë ata futbollistë të Kombëtares Shqiptare që kanë mbetur të kënaqur me hedhjen e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Ukrainë & Poloni 2012”. Njëri ndër ta është kapiteni i Sunderlandit, Lorik Cana, i cili është shprehur tejet i kënaqur që për kundërshtar do të ketë Francën, një Kombëtare të cilën e ëndërronte ta kishte përballë prej shumë vitesh.
“Përfundimisht do të luaj kundër Francës. E dëshiroja këtë prej shumë kohësh, që kur isha në Paris Saint Germain, Olympique Marseille dhe tani në Sunderland”, - ka thënë Cana për të përditshmen franceze “La Provence”. Tutje, mesfushori shqiptar nga Kosova ka pohuar se është adhurues i madh i Francës. “Kur Shqipëria nuk është në ndonjë garë, unë jam tifoz i ‘tre-kolorëve’”.
Krahas Francës, që është bartëse e grupit D, Shqipëria do të përballet edhe me Rumaninë, Bosnjë e Hercegovinën, Bjellorusinë dhe Luksemburgun. “Përveç Francës, e cila është e nivelit më të lartë se çdo skuadër tjetër, grupi është plotësisht i qëndrueshëm”, - ka shtuar ish-kapiteni i Olympique Marseille.
Thuajse të gjithë lojtarët tjerë të Kombëtares kuqezi, së bashku me përzgjedhësin Josip Kuzhe, e kishin quajtur shortin tejet të vështirë, sidomos bartësin e grupit Francën.
Ndërkohë, mesfushori i Bosnjë e Hercegovinës, Miralem Pjaniç, ka deklaruar se shorti i hedhur është treguar me fat për ta. Ai luan me Olympique Lyon. “Është short i mirë. Gjëja me rëndësishme është të marrim kualifikimin. Ne kemi shumë mundësi dhe shpresoj se do ta arrijmë këtë”, - ka thënë Pjaniç.   Burimi: Albania-sport.comE Hene, 08 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›