E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe: Mësoj nga eksperiencat e këqija

(ALBANIA SPORT) - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, deklaroi gjatë konferencës së tij për shtyp, duke iu pergjigjur pyetjes per fortesine e grupit tone (D) tha: "Nëse më pyesni mua për të dhënë një vlerësim me nota nga 1 në 10 se sa i fortë është grupi ynë, (qesh)...unë do të thosha se është shumë e vështirë, por në opinionin tim është diçka që unë nuk do të pëlqeja ta thosha. Nuk e di, ndoshta 7 apo 8. Është shumë e vështirë, më besoni". Ne lidhje me eksperiencen e hidhur te paraardhësit te Kuzhese, njëherësh edhe miku te tij,  Oto Bariç, me ndeshjet kundër Bjellorusisë (humbën 2-4 në Tiranë) dhe Rumanisë (humbëm 6-1 në Bukuresht), Kuzheja theksoi: "Po, e di se çfarë ndodhi me Shqipërinë në ndeshjet kundër Bjellorusisë  dhe Rumanisë, por gjithmonë përpiqem të mësoj nga diçka nga eksperiencat e këqija".Burimi: Albania-sport.comE Hene, 08 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›