Kuzhe: Mund të marrim pikë jashtë

Mister, ku mendoni se do të merrni pikë jashtë, pasi ato do të na shërbejnë edhe për rritjen në klasifikim?
Kudo, përse jo? (Qesh) Nuk dëshiroj tu them se ku dhe kundër kujt ekipi do të marrim pikë në transfertë, kundër Bjellorusisë apo Rumanisë, apo Bosnjës. Ok, Bosnjën e njoh është një ekip i fortë, kanë pika të forta gjatë një ndeshjeje, por kanë dhe pika të dobëta. Ne do të përpiqemi të jemi një ekip shumë serioz, nga ana konkurruese shumë të fuqishëm dhe me lojtarë të fortë. Besoj se do të marrim edhe rezultate jashtë fushës sonë.
A do të ishte dështim nëse nuk do të merrnit gjashtë pikët e plota me Luksemburgin?
Po, pa dyshim. Nëse ne nuk do të fitonim të dyja ndeshjet kundër Luksemburgut, do të ishte natyrisht një rezultat i keq për trajnerin.
Në grupin tonë ndodhen skuadra jo me shumë emër dhe me pak tifozë në Shqipëri. Atmosfera mund të jetë e ftohtë në stadium. A i trembeni kësaj situate?
Sigurisht, ndaj ekipeve të mëdha krijohet një atmosferë e zjarrtë, por gjithsesi çdo gjë do të varet edhe nga ecuria e rezultateve tona, por edhe të atyre kundërshtare. E kam parë Bjellorusinë në një ndeshje kundër Kroacisë, ka një ekip të mirë dhe mund të marrë rezultate të mira. Personalisht nuk do të dëshiroja atmosferë vetëm kundër ekipeve të mëdha, por kundër gjithkujt. E këtë mund ta krijojë edhe media e të ndihmojë në për atmosferën.
Burimi: Albania-sport.comE Hene, 08 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili