Kuzhe: Objektivi? Vendet 3 ose 4

(ALBANIA SPORT) – Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, deklaroi gjatë konferencës së tij për shtyp, të mbajtur vetëm 24 orë pas hedhjes së shortit të eliminatoreve të Euro 2012, se ai synon të paktën të kapë vendin e tretë ose të katërt në grupin D, duke lënë pas dy apo tre skuadra: Bjellorusinë në rritje dhe Luksemburgun modest, e ndoshta dhe Bosnjën.
Zoti Kuzhe, tashmë kundërshtarët tanë për kualifikueset e Kampionatit Europian janë të njohur, Franca, Rumania, Bosnjë-Hercegovina, Bjellorusia dhe Luksemburgu. Cilat janë objektivat e Shqipërisë?
Objektivat me këtë short nuk janë të lehta. Unë jam trajner dhe më duhet të mbaj një qëndrim realist, por nga ana tjetër më duhet të jap edhe pak shpresë. Kam dëshirë të punoj në një atmosferë pozitive dhe realiste. Nëse unë do të flisja realisht në këtë situatë, ne duhet ta fillojmë startin tonë nga pozicioni ku ishim përpara hedhjes së shortit. Ndodheshim në vazon e 5-të.
A mund të jeni më i qartë?
Objektivi ynë është përmirësimi i futbollit tonë, të renditemi më mirë në grup se sa ajo që ka bërë Shqipëria në të kaluarën. Përmirësim për ne do të thotë që të ngrihemi në renditje, pra në vend të katërt apo të tretë. Gjithsesi, unë jam trajner dhe më pëlqen të punoj në një atmosferë pozitive. Nuk dëshiroj të them se do të fitojmë ndonjë ndeshje speciale, por ne duam të fitojmë ndeshjet dhe pasi të kalojnë disa prej tyre mund të përgjigjem me realisht e të bëjë një definicion të objektivit tonë. Burimi: Albania-sport.comE Hene, 08 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili