Kuzhe: Ja pse i dua katër “pleqtë” kuqezi
Jetmir Halilaj
Miqësorja kundër Qipros konsiderohet si një test jo vetëm për lojtarët e rinj të përfaqësueses, por edhe për disa nga senatorët. Janë të shumtë ata që mendojnë se ndeshja e 12 gushtit dhe dy takimet kualifikuese ndaj Danimarkës dhe Suedisë, do të jetë një provë edhe për veteranët Bogdani, Skela, Lala, e Duro për të parë nëse ata premtojnë rendimentin e duhur edhe për sezonin pasardhës. Kuzhe e thotë troç: “Më duhen këta futbollistë. Shqipëria ka nevojë për ta”. Në një prononcim për “Panorama”, trajneri i Kombëtares sqaron besimin e verbër që ka te këta lojtarë dhe gjithashtu flet edhe për problemet që ka skuadra, një ndër të cilët është reparti i mbrojtjes.
Bogdani
Trajneri i Kombëtares e cilëson atë liderin e sulmit, madje pohon se ende nuk ka arritur të gjejë zëvendësuesin ideal të 32-vjeçarit që luan te Kievo. “Bogdani është një sulmues që i duhet Kombëtares. Ka eksperiencë, luan në një nga kampionatet më të forta në botë si Seria A dhe gjithashtu ka një emër të madh – sqaron Kuzhe – Ai di të bëjë repart i vetëm, madje sakrifikon shumë edhe në mbrojtje. Është një futbollist që do të na duhet edhe për edicionin e ardhshëm. Për më tepër nuk shoh asnjë që të mund ta zëvendësojë si duhet atë. Memelli është një alternativë, por edhe ai është i dëmtuar. Të tjerë nga kampionati shqiptar, nuk kam gjetur. Salihi është gjithashtu një alternativë e mirë, por duhet të kemi sa më shumë variante. Kapllani dhe Berisha kanë të tjera role në fushë”.
Skela & Lala
Për teknikun, fantazisti vlonjat mbetet truri i skuadrës dhe nuk mund të privohet prej tij. “Ka mbi shpatulla shumë vite karrierë dhe jam i bindur se mund t’i japë akoma shumë kësaj skuadre. Skela është një lojtar i domosdoshëm për Shqipërinë. Ai është ndër të paktët lojtarë që mund të zgjidhë ndeshjen, ose mund të dalë jashtë parashikimeve të kundërshtarëve. Mendoj se Shqipëria ka ende nevojë për këtë lojtar. Të rinj të tjerë ka plot, por askush nuk ka eksperiencën dhe urtësinë e tij. Altin Lala është gjithashtu një lider i vërtetë. Sigurisht që vitet kanë bërë të vetën, por ai di si të manovrojë në fushë dhe në ndeshje vendimtare ka një status tjetër”, ka thënë Kuzhe.
Duro
Mesfushori i Apollon Limasolit, mbetet gjithashtu një pedant e rëndësishme e përfaqësueses. Të paktën kështu mendon Kuzhe. “Është shumë punëtor dhe arrin të përshtatet në disa role. Ne nuk kemi shumë lojtarë me karakteristika të tilla. Përveç kësaj ka shumë eksperiencë jo vetëm në klubet ku ka luajtur, por edhe me përfaqësuesen. Sigurisht, Shqipëria do të ketë shumë lojtarë të rinj edicionin pasardhës, por ajo ka nevojë edhe për futbollistë, me eksperiencë, që të mund të japin diçka më shumë, qoftë edhe qetësi në fushën e lojës”, është shprehur trajneri i Kombëtares.
shorteu
Kupa e Kampioneve
Ndeshjet e para: 18/19 gusht
Ndeshjet e kthimit: 25/26 gusht
Lyon (FRA)-Anderlecht (BEL)
Celtic FC (SKO)-Arsenal (ANG)
Timisoara (RUM)-Shtutgart (GJER)
Sporting (POR)-Fiorentina (ITA)
Panathinaikos (GRE)-At. Madrid (SPA)
Sherif Tiraspol (MOL)-Olympiacos (GRE)
Salzburg (AUS)-Maccabi Haifa (ISR)
FK Ventspils (LET)-FC Zurich (ZVI)
FC Kobenhavn (DAN)-APOEL FC (QIP)
Levski Sofje (BUL)-Debreceni (HUN)
Europa League
Ndeshjet e para: 20 gusht
Ndeshjet e kthimit: 27 gusht
PAOK FC (GRE)-SC Heerenveen (HOL)
Dinamo Zagreb (KRO)-Heart (SKO)
Verder Bremen (GJER)-Aktobe (KAZ)
Everton (ANG)-Sigma Olomouc (ÇEK)
BATE Borisov (BJE)-Litex Lovech (BUL)
NAC Breda (HOL)-Villarreal (SPA)
Lech Poznan (POL)-Brugge (BEL)
Fulham FC (ANG)-Amkar Perm (RUS)
Galatasaray (TUR)-Levadia Talin (EST)
FK Teplice (ÇEK)-Hapoel Tel-Aviv (ISR)
Metallurh (UKR)-FK Austria (AUS)
FC Tvente (HOL)-FK Karabak (AZE)
AS Roma (ITA)-MFK Kosice (SVK)
Dinamo Moskë (RUS)-CSKA Sofje (BUL)
KRC Genk (BEL)-Lille (FRA)
PSV Eindhoven (HOL)-Bnei Yehuda (ISR)
Lazio (ITA)-IF Elfsborg (SUE)
Trabzonspor (TUR)-Toulouse (FRA)
FK Partizan (SRB)-MSK Zilina (SVK)
FK Baki (AZE)-FC Basel (ZVI)
Ajax (HOL)-Slovan Bratislava (SVK)
Shakhtar Donetsk (UKR)-Sivasspor (TUR)
Brondby IF (DAN)-Hertha Berlin (GER)
Ath. Bilbao (SPA)-Tromso IL (NOR)
FK Sarajevo (BIH)-CFR Cluj (RUM)
SK Rapid (AUT)-Aston Villa (ANG)
FC Steaua (RUM)-St Patrick (IRL)
Sparta Pragë (ÇEK)-NK Maribor (SVN)
Zenit Petersburg (RUS)-Nacional (POR)
Genoa (ITA)-Odense BK (DAN)
FC Dinamo (RUM)-Slovan Liberec (ÇEK)
EA Guingamp (FRA)-Hamburg SV (GJER)
FC Sion (ZVI)-Fenerbahçe SK (TUR)
Sturm Graz (AUT)-Metalist Kharkiv (UKR)
Slavia Pragë (ÇEK)-Crvena Zvezda (SRB)
SL Benfica (POR)-Vorskla Poltava (UKR)
SC Vaslui (RUM)-AEK Athinë (GRE)
Stabaek IF (NOR)-Valencia (SPA)