Kuzhe? Le ta fusin në burg po ka trukuar
Reagimi i Altin Lalës
Ish-kapiteni i kuqezinjve, i cili ka luajtur një pjesë loje ndaj Malit të Zi në gusht, i hedh poshtë të gjitha akuzat
Tashmë është bërë e modës që të drejtohet menjëherë gishti drejt kombëtares shqiptare për trukim të ndeshjeve sapo emri i saj përmendet qoftë në një bisedë telefonike mes dy njerëzish. Por çështë më e keqja, akuzat marrin dhenë jo vetëm kur kuqezinjtë humbasin, por edhe ata kur fitojnë.
Për opinionin sportiv shqiptar asnjë akuzë nuk konsiderohet dramë, përderisa edhe vetë Kryeministri Berisha pak vite më parë ka hedhur baltë mbi kombëtaren, pa provuar asgjë nga akuzat e tij. Duke u kthyer te çështja e ditës, tek akuzat që vijnë nga vendi fqinj, nga Greqia, përgjimet telefonike që u janë bërë krerëve të grupeve kriminale.
Por ia vlen të pyeten ata që kanë qenë në fushën e blertë, pasi vetëm futbollistët mund ta trukojnë ndeshjen. Në skenë, për fat të keq, ka dalë emri i ish-trajnerit të kuqezinjve, Josip Kuzhe, por trukimin e mundshëm të ndeshjes do ta kishte bërë në bashkëpunim me lojtarët. Altin Lala, ish-kapiten i Shqipërisë, ka luajtur një pjesë lojë kundër Malit të Zi (u zëvendësua në minutën 59-të nga Teli) , ndeshje të cilën Shqipëria e fitoi 3-2, falë një goli spektakolar të sulmuesit Hamdi Salihi.
Çfarë mund të thuhet për atë gol, që ishte i trukuar? Ai gol na dha fitoren. Del në skenë emri i Kuzhes? Le ti provojnë këto akuza dhe ti fusin në burg ata që e kanë trukuar, madje edhe trajnerin Kuzhe, por të mos lëshojmë akuza të pabaza, deklaron për Sportin shqiptar Altin Lala, futbollisti që ka zhvilluar më shumë ndeshje me ekipin kombëtar.
- Altin, besoj keni dëgjuar për çka është thënë mbi akuzat për trukim të ndeshjes me Malin e Zi, ku edhe ju keni qenë në fushë?
- Të them të drejtën, sapo po bisedoja me një mikun tim, i cili po më shpjegonte se çfarë është shkruar. Tani sapo jam informuar dhe më vjen vërtet çudi.
- Për çfarë ju vjen çudi?
- Sigurisht, për akuzat. Sepse nëse i pranojmë këto akuza duhet të pranojmë gjithashtu që goli i Salihit, që na tha fitoren, ishte i trukuar. Është vërtet për të ardhur keq, sepse Salihi shënoi një gol spektakolar, që smund ta zhvlerësosh në këtë mënyrë.
- Akuzat vijnë nga Greqia, nga zbardhja e tabulateve telefonike të dy njerëzve të implikuar në krime?
- Unë nuk e di nga vijnë këto akuza, por më vjen keq që paragjykohet kombëtarja shqiptare. Dy njerëz mund të flasim shumë gjëra me njëri-tjetrin, por akuzat duhet të vërtetohen para se të hedhësh baltë mbi kombëtaren.
- Në këto tabulate përmendit trajneri i Shqipërisë, që në atë kohë ka qenë Josip Kuzhe?
- Po mirë atëherë, po e ka bërë këtë Josip Kuzhe, le ta fusin në burg. Çdokush që shet ndeshjet duhet të përgjigjet para ligjit. Le ta vërtetojnë akuzën ndaj Kuzhes dhe ta ndëshkojnë, por jo të flitet pa prova dhe të paragjykohet në këtë mënyrë kombëtarja jonë.
- Ju keni qenë në fushë në atë ndeshje. Si ndiheni kur i dëgjoni këto akuza?
- Normalisht që nuk ndihem mirë dhe më vjen keq kur fliten të tilla gjëra. Sepse i bie që ta kemi trukuar ne ndeshjen. Trajneri është në stol, kurse ne jemi protagonistët në fushë, që shënojmë apo pësojmë gol, prandaj akuzat në këtë rast drejtohen edhe nga ne.
- Vendet e Ballkanit, Serbia, Bullgaria, Greqia por edhe Shqipëria përfliten shumë për shitje ndeshjes. Pse pikërisht futbolli ballkanik?
- Shikoni, akuza para dy vjetësh mos gaboj ka pasur edhe në Gjermani, por nuk u hodhën akuza kot, në ajër, pa i vërtetuar. Një gjyqtar i kategorisë së dytë dhe tretë u dënua për pjesëmarrjen në trukimin e ndeshjeve. E përsërish, akuzat nuk duhet të merren të vërteta pa u vërtetuar. Ndoshta kjo ndodh sepse në vendet e Ballkanit njerëzit e kanë mendjen të vënë baste dhe të fitojnë para pa punuar. Por kjo nuk ndodh në Gjermani. Në këto vende ka më shumë pika bastesh sesa dyqane.
- Pse, në Gjermani nuk ka pika bastesh?
- Ka shumë pak dhe ato që janë pronarë kanë njerëz me origjinë nga Ballkani dhe njerëzit nga këto vende luajnë më shumë. Kjo është shumë domethënëse, besoj, sepse gjermanët apo shtetasit e vendeve të zhvilluara europiane mendojnë të fitojnë para me djersë.
- Si ka mundësi që Shqipëria akuzohet edhe atëherë kur fiton?
- Sepse ka shumë paragjykime. Në Shqipëri, edhe kur humbet Reali apo Barcelona, njerëzit menjëherë thonë se u shit. Akuzojnë edhe Lionel Mesin që shet ndeshje.
- Le të kalojmë te karriera juaj. Jeni aktivizuar disa minuta në ndeshjen e fundit ndaj Hofenheimit?
- Unë jam pjesë e skuadrës jo sa për emër, por për të dhënë kontribut në fushë. Për aq kohë sa do të jem pjesë e saj, do të stërvitem dhe përgatitem fort për të dhënë kontributin tim.
- Në fundt të sezonit, siç keni deklaruar edhe më parë, do të varni këpucët në gozhdë. A po i shijoni ndeshjet ku aktivizoheni?
- Jeta ime është e lidhur me futbollin. Unë po mundohem sa kam mundësi të jap kontributin tim në skuadër dhe shpresoj që Hanoveri të arrijë objektivat e vet. Sigurisht që kur skuadra ecën mire, i shijon më shumë ndeshjet.
- Gjatë fazës përgatitore në Portugali, në një ndeshje miqësore me Herenvenin ju jeni përplasur me një futbollist holandez, madje ajo foto është komentuar shumë edhe në Shqipëri?
- Bëhet fjalë për një ndeshje miqësore, por dihet që holandezët dhe gjermanët kanë kunj me njëri-tjetrin. Ndoshta nga fakti që unë jam shqiptar, dhe në shqiptarët jemi pak gjaknxehtë, reagova në atë mënyrë. Ka qenë edhe një foto ku unë e kam kaviljen të fashuar, por nuk jepet momenti kur ky futbollist (Sibon) më ndërhyri ashpër.
Grumbullimi
De Biazi, dy seanca me kandidatët kuqezinj
Trajneri i kombëtares, Xhani De Biazi, ka zhvilluar dje dy seanca stërvitore me futbollistët e superiores. Paradite kandidatët kuqezinj janë stërvitur të fusha me bar sintetik në Kavajë, ndërsa pasdite përgatitjet janë spostuar në Niko Dovana të Durrësit.
Stërvitja ka M ke kokë, sikurse në rastin e golit të parë. Shqipëria bën disa ndërrime në pjesën e dytë dhe pikërisht i sapofuturi në fushë, Jahmir Hyka, shënon golin e barazimit (63) në hyrje të zonës, i shërbyer nga Kapllani. Vetëm 4 minuta pas golit të Hykës, Hamdi Salihi shënon një supergol me roveshatë. Përfundimisht 3-2.
Çfarë ndodhi më 10 gusht?
Shqipëri – Mali i Zi 3-2
Shënues: Bogdani 32, Hyka 63, Salihi 67/ Saviç 40, 48
Shqipëria: Ujkani, Vangjeli, Dallku, Cana, Curri, Agolli (Bakaj 53), Bulku (Duro 65), Lala (Teli 59), Salihi (Lila77), Muzaka (Hyka 53), Bogdani (Kapllani 59). Trajner: J.Kuzhe
Mali i Zi: M.Bozhoviç, Saviç, Basha (Novakoviç), Xhudoviç (Batak), Baliç, Kashçelan (Çetkoviç), Zverotiç, V.Bozhoviç (Grbiç), Vukçeviç, Jovetiç, Maloviç (Delibashiç). Trajner: Z.Krajnçar
Kartonë të verdhë: Cana, Basha, Baliç, Kashçelan, Jovetiç
Shqipëria e nis me shumë vrull ndeshjen, krijon raste të shumta përballë një Mali të Zi jo shumë të organizuar në fushë. Deri në minutën e 30-të, miqtë malazias arrijnë të rrezikojnë vetëm një herë me një goditje nga larg. Në minutën e 32-të, pas krosimit të Agollit nga e majta, Bogdani arrin ta devijojë topin për në rrjetë. Vetëm 8 minuta më pas Mali i Zi barazon me anë të Saviçit, që i pambuluar nga kuqezinjtë e dërgon topin në rrjetë me një goditje të bukur me kokë.
<