Kuzhe: Po ndërtoj një ekip të fortë

www.albania-sport.com - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, gjatë një interviste të dhënë për gazetën kroate, “Nogometni Magazine”, bëri vlerësime pozitive në lidhje me nivelin në rritje të futbollit shqiptar.
“Shqipëria po përgatit një lojë të fortë. Mbizotëron një klimë e jashtëzakonshme përsa i përket futbollit. Unë jam një trajner që krijoj klimë të mirë futbolli. Shpresoj se kjo klimë të ndikojë që Shqipëria të bëjë diçka serioze në kualifikuese, megjithatë nuk jemi nën presionin për të kapur vendin e parë apo të dytë.
“I kam thënë vetes sime, nëse ti mendon se je një trajner i mirë, duhet të bësh diçka. Të krijosh një ekip të fuqishëm, nuk mjfaton vetëm të kesh marrëdhënie të mira me lojtarët, por të garantosh rezultate të mira.
“Kundërshtari më i vështirë është Franca, e cila do të ndryshojë trajnerin pas Kupës së Botës, por çdokush në grupin tonë mund të fitojë, me përjashtim të Luksemburgut”.
Shqipëria i nis eliminatoret e Kampionatit Europian 2012 me ndeshjen kundër Rumanisë në Bukuresht për të vazhduar me Luksemburgun në Tiranë e më pas Bosnjën. Në grupin tonë janë edhe Franca e Bjellorusia.
Josip Kuzhe pasoi holandezin Ari Han në bankinën e Shqipërisë, duke qenë kroati i dytë në stolin e Kombëtares, pas Oto Bariçit.
Në lidhje me krahasimin midis dy trajnerëve të mëdhenj botërorë, Gus Hidink dhe Hoze Murinjo, Kuzhe pohoi se Murinjo ka një mënyrë të veçantë të të menduarit të futbollit, por Gus Hidink ka më shumë ide. Hidink është trajner që analizon shumë, ndërsa Kapelo dhe Murinjo kërkojnë më shumë rezultatin në lojë.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 30 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili