Kuzhe: Shorti? Dua Gjermaninë në grup
TIRANE-Periudha e streseve të ndeshjeve ka kaluar, megjithatë për trajnerin e kombëtares Josip Kuzhe është një kohë programesh. Kroati ndjek çdo javë ndeshje të kampionatit, por ata lojtarë që ka parë këtu ka vendosur t'i ketë në një grumbullim 7 ditor në Turqi në muajin janar. "Do të thërras shumë, - thotë ai në një mini konferencë në ambientet e FSHF-së. - Në fund do të isha i kënaqur edhe po të gjenim 2-3 lojtarë". Kuzhe komenton edhe situatën rreth ekipit kombëtar, futbollistët që nuk po luajnë me klubet e tyre apo preferencat e tij për shortin e Euro 2012. "Dua të evitojmë ekipet perëndimore", thotë Kuzhe, që megjithatë pohon: "Gjermania do më pëlqente ama". Një tjetër temë është ajo e kampionatit botëror, ku tekniku kroat ka preferencat e tij: "Besoj tek Anglia... për shkak të Kapelos kuptohet. E admiroj shumë atë trajner".
Keni thënë se gjatë kësaj kohe do të mundoheni të gjeni lojtarë, keni parë ndonjë element të vlefshëm për skuadrën që po ndërtoni?
Unë kam ndjekur shumë ndeshje këtu në kampionat dhe kam vëzhguar lojtarë, por deri tani nuk kemi shënuar emra të rinj në listë. Në janar do të kemi një turne 7 ditor në Turqi dhe ndoshta aty do të vendosim. Siç e shihni unë kam një listë këtu me disa emra, pra po shkruaj kë të marr në Turqi (tregon një listë-shënim i redaksisë). Unë do të thërras shumë futbollistë aty, që do të jenë pjesë e kampionatit apo edhe e kombëtares Shpresa, por do të isha i kënaqur nëse në fund zbulojmë edhe 2-3 lojtarë. Më pas do të mundohemi t'i testojmë në ndeshjet miqësore.
Po jashtë Shqipërisë jeni duke parë?
Sigurisht, edhe ata lojtarë që luajnë jashtë nuk mund t'i neglizhojmë. Gjithsesi ne kemi një program dhe ky program ka hapat e tij dhe tani jemi në fillim të këtij programi.
Mund të na thoni ndonjë emër nga lojtarët që keni parë?
Emra unë kam shumë, por e thashë që për momentin jemi në fillim të atij programi që duam të zbatojmë.
Një lojtar që luan jashtë është Mërgim Mavraj, çfarë po bëhet me të?
Mavraj është një mbrojtës i mirë, por puna e tij duhet parë. Do të kemi ndeshje miqësore dhe besoj se do ta ftojmë për të parë se ku është. Ai është në paksa në rregull, duke qenë se ka marrë edhe pasaportën shqiptare, kështu që të shohim.
Lojtarë si Berisha, Kapllani apo Hyka nuk po luajnë, keni folur me ta? Ju shqetëson një gjë e tillë?
Është fati ynë i keq që këta lojtarë nuk luajnë. Megjithatë kjo nuk do të thotë se ata s'do jenë pjesë e kombëtares. Po marr shembull Hykën: ai nuk luan te Mainci, por në kombëtare është shumë mirë dhe arrin të jetë konkurrent i fortë për vendin në formacion. Ai është lojtar që na duhet dhe që bën mirë kur vjen në kombëtare, por për fat të keq nuk po luan atje. E njëjta situatë është edhe me Vilën, që gjithashtu s'po luan.
Ju e njihni më nga afër kampionatin kroat, cila është arsyeja e vërtetë që Vila nuk po luan te Lokomotiva e Zagrebit?
Vila për mendimin tim është i shkëlqyer, problemi i tij është se Lokomotiva nuk është Dinamo e Zagrebit dhe ajo shihet si një "gjë private". Çfarë dua të them? Pronari që e ka e përdor si një pronë private duke çuar këtë apo atë lojtar, pra vepron shumë sipas interesave dhe Vila është i detyruar të qëndrojë jashtë. Gjithsesi më vjen pak keq për këtë.
Keni ndonjë plan për ndeshjet miqësore që do të luajmë?
Për të hartuar këtë plan, në fillim duhet pritur shorti. Duhet të shohim njëherë kundërshtarët, pastaj të vendosim.
Cilën skuadër do të donit të evitonit në shortin e Europianit?
Nuk e di, por do më pëlqente që të luanim me skuadra si Moldavia apo Gjeorgjia... (qesh)... Sepse ato mund t'i mundim prandaj. Gjithsesi, do më pëlqente të ndesheshim me Gjermaninë, por jo me shumë ekipe perëndimore.
Po me Kroacinë tuaj?
Jo, jo, shpresoj të mos na bjerë shorti me Kroacinë.
Keni frikë prej saj?
Jo, është shumë emocionale për mua, vetëm kaq.
Një koment për Kupën e Botës, cila mendoni se është skuadra favorite për ta fituar?
Them Anglia. Për shkak të Kapelos kuptohet. E pëlqej dhe e respektoj shumë atë trajner. Gjithsesi, të shohim. Në krahun tjetër më vjen pak keq që atje do të luajë Sllovenia...(qesh). Bëj shaka, kjo nuk ka lidhje me çështjen e kufirit që ka Kroacia me Slloveninë.
E mendoni Serbinë si një surprizë, duke qenë se ka një brez të mirë?
Ata kanë vërtetë një skuadër të mirë dhe një trajner profesionist (Radomir Antiç-shënim i redaksisë) dhe shumë i zoti, por Botërori është shumë çështje mentaliteti. Dhe për mentalitet, po ua them se Kroacia në këtë aspekt është pak më mirë se Serbia.
Dy net më parë, një nga zbulimet tuaja te Dinamo e Zagrebit, Ivica Oliç ishte ai që nxorri jashtë Champions League Juventusin...
Në atë kohë mora në skuadër edhe Luka Modriç apo Eduardon që është sot tek Arsenali, ndërsa Oliç ishte pak më i njohur. Këto cilësi që ka tani, shpejtësi, agresivitet, teknikë, i kishte edhe atëherë, por mund të them që ai tani është bërë një futbollist i kompletuar dhe më shumë punëtor. Disa gjëra nuk i kishte atëherë.
Si ju duket jeta në dimër në Tiranë?
Shumë mirë, këtu edhe pse është dimër ka shumë dielli, kështu që më pëlqen. Gruaja ime donte të vinte këtë periudhë këtu, i thashë s'kam kohë për ty tani... (qesh) ... Gjithsesi, mua më pëlqen vera dhe jo dimri. Jo vetëm në Tiranë, po kudo, them se vera është më e mirë.
Jeni komshi me kryeministrin e vendit z.Berisha, si e përjetoni situatën politike të rënduar që ka aktualisht Shqipëria?
Politika është e vështirë dhe e ndezur kudo. Jam komshi me kryeministrin, por as e ndjek fare politikën. Mua më pëlqen që të ketë njerëz të lumtur, nuk interesohem shumë se ç'bëjnë politikanët. Nuk interesohem madje as për politikën në Kroaci në fakt, është një fushë që s'më tërheq.
(d.b/BalkanWeb)