Kinë, arti i ndryshimit të fytyrave, ja njeriu më i shpejtë
HONG KONG- Hi Hongqing është njeriu më i shpejti në Kinë përsa i përket ndryshimit të pamjes së fytyrës, një paraqitje marramendëse gjestikulacionesh e ndryshimesh të maskave, gjë e cila përbën një pjesë të rëndësishme të Operas Tradicionale Siçuan.
Artisti 45 vjeçar realizon të gjitha llojet e mundshme të maskave prej mëndafshi të cilat më pas i ndërrron me një shpejtësi marramendëse gjatë interpretimit përpara publikut. Arti i ndryshimit të maskave lindi 300 vjet më parë, shumë kohë pas krijimit të Operas Tradicionale Siçuan, një opera tradicionale kineze e cila e ka zanafillën në provincën jug-perëndimore Siçuan.
Ndryshimi i maskave shumëngjyrëshe shërben për të përcjellë tek publiku gjendje të ndryshme shpirtërore, tha Hi. Hi zakonisht përdor dhjetë maska të ndryshme duke i hequr e vënë thuajse me shpejtësinë e dritës gjatë shfaqjes. Hi mund ta heqë një maskë e ta zëvendësojë me një tjetër brenda një fraksioni të sekondës ndaj cilësohet si njeriu më i shpejtë në fushën e këtij arti të lashtë kinez. Ai thotë se bukuria e këtij arti gjendet tek fshehtësia e tij. "Në fakt aspekti më interesant i ndryshimit të maskave qëndron tek misteri që mbartin ato. Lëvizjet që kryhen në një rast të tillë krijojnë një efekt me të vërtetë të magjishëm. Në fakt ndryshimi i pamjes së fytyrës ka diçka magjike në vetvete" tha Hi.
Teknikat që fshihen pas ndryshimit të maskave kanë mbetur sekrete për vite me rradhë. Ky art cilësohet si një ndër thesaret kombëtare të Kinës ndaj në të kaluarën përcillej brez pas brezi vetëm tek disa familje. Ndërsa sot një numër gjithnjë e më i madh njerëzish po e ushtrojnë këtë art të ndërlikuar.
Hi nisi të interesohej për këtë art kur ishte në të njëzetat ndaj tha se i ishin dashur vite të tëra pune për ta përsosur atë. Hi e pranoi që përdor një lloj këmbëze të fshehur nën veshjen e tij për të kontrolluar maskën megjithatë refuzoi të jepte më shumë hollësi në lidhje me teknikën e përdorur prej tij. "Këmbëzat që shërbejnë për ndryshimin e maskës mund të fshihen në çdo cep të veshjes time, nga kapelja e deri tek çizmet. Mund të thuhet pa frikë se çdo vend është i përshtatshëm" tha Hi. Hi interpreton rregullisht në vendlindjen e tij Chengdu, kryeqyteti i provincës Siçuan, si dhe gjatë festave të mëdha si Mbrëmja e Vitit të Ri Kinez.
Një interpretim i tij në shtëpinë e çajit në Chengdu u prit mjaft mirë nga publiku. "Ai e ndryshoi maskën brenda dy të qindtat e sekondës. Është vërtet mbresëlënëse. Për më tepër zbukurimi i maskave është tërësisht tradicional. Mendoj se arti i ndryshimit të maskave është një shembull i qartë i kulturës kineze" tha Darren Yao nga Hong Kong.
Edhe pse gjithnjë e më shumë njerëz ftohen të ndjekin interpretimin mbresëlënës të Hi ai dhe ushtruesit e tjerë të këtij arti bëjnë të pamundurën për ta ruajtur sekretin që fsheh ky art.
(s.t/BalkanWeb)