Velipojë, 50 për qind e tokës me probleme pronësie
11/12/2009 Banorët protestë para komunës: Të zgjidhen problemet, burim konfliktesh
Shqetësues mbetet dhe kullimi, kanalet e papastruara prej 10 vitesh
SHKODER- Problemet me ndarjen e tokave, me furnizimin me ujë të pijshëm, me investimet në infrastrukturë kanë detyruar banorët e komunës së Velipojës që të protestojnë paraditen e djeshme në qendër të komunës. Sipas tyre, rastet e identifikimit të mbivendosjes së pronave shtohen çdo ditë. Mark Vukaj njëri nga banorët e zonës thotë se ka shumë raste që për një sipërfaqe toke ka disa tapi. “Ndonëse kemi kërkuar që komuna të merret me zgjidhjen e këtij problemi, nuk është bërë. Komuna po qëndron indiferente për zgjidhjen e problemit. Ndërsa banorët janë nëpër gjyqe pafund. Në zonën e Velipojës është 50% e tokës me probleme. Janë 240 familje me probleme pronësie, pohon banori. Nga deklarimet e vet banorëve mësohet se mbivendosjet e pronave janë në fshatin Pulaj – Plazh, Sektor Gomsiqe Qendër, Reç i Ri etj. Këta janë dhe zonat më të lakmuara për turizëm. Problemi në këto qëndron në faktin se për ndarjen e tokave nuk është zbatuar një ligj i vetëm. Ka vërtetime pronësie të dhëna sipas ligjit 7501, por ka dhe tapi të vjetra. Në zonën e Velipojës është 50% e tokës me probleme. Janë 240 familje me probleme pronësie. Vetëm në fshatin Gomsiqe janë 10 familje, të cilët janë në këtë konflikt për një sipërfaqe prej 80 ha tokë. Për këtë sipërfaqe janë evidentuar edhe tre vërtetime të tjera pronësie duke shërbyer si burime mosmarrëveshjesh, konfliktesh e procesesh të shumta gjyqësore”, sqarojnë kështu banorët. Nga ana e saj, komuna e Velipojës u ka dhënë një përgjigje zyrtare banorëve në të cilën ajo shprehet e gatshme që të ndërhyjë për zgjidhjen e këtij problemi, pasi është shqetësues edhe për të mbivendosja e pronave. Sipas drejtuesve të komunës, në qark është ngritur një Komision për Verifikimin e Titujve të Pronësisë dhe nga ky verifikim do të dalin të gjitha rastet ku ka shkelje në komunën e Velipojës, për këtë qëllim ato i kanë vënë në dispozicion të grupit të punës të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.
Titujt e pronësisë ka qenë vetëm njëri nga problemet. Kullimi i tokave është një nga problemet me të cilën përballen fermerët e fshatrave Ças, Luars, Reç i ri, Gomsiqe, tokat e të cilave përmbyten çdo vit nga uji. Sipas banorëve, kanalet kulluese janë të papastruara prej10 vitesh, ndërsa kanalet vaditëse nuk funksionojnë dhe toka nuk jep prodhim në këto kushte. “Është absurde, shprehen vetë banorët, që në një zonë me kushte të favorshme klimaterike dhe kaq të pasur në resurse natyrore sa ajo e Velipojës të ketë një nivel shumë të madh të varfërisë”.