E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi, një ajsberg gjigand pluskon në brigjet e Antarktikës

SIDNEY- Një rrjet australian transmetoi një video në të cilën shihej një ajsberg gjigand i cili pluskonte mbi ujë në brigjet e Antarktikës, vetëm disa ditë pas dhënie së lajmit për shkëputjen e një blloku gjigand akulli vetëm 1700 kilometra në jug-jugperëndim të Australisë. Një grup i rrjetit televiziv Netëork Nine i cili udhëtoi drejt Antarktikës e shquajti ajsbergun teksa pluskonte mbi ujë duke lëvizur në mënyrë të çrregullt.

Eksperti i akujve Neal Young, përfaqësues i Divizionit Antarktik në Australi, tha se një numër gjithnjë e më i madh ajsbergësh po pluskonin mbi ujë në pjesë të ndryshme të botës.

Pamjet filmike u transmetuan vetëm disa ditë pas publikimit të lajmit mbi ekzistencën e një ajsbergu gjigand i cili lundron në mënyrë të çrregullt rreth 1700 kilometra larg brigjeve të Australisë.

Ajsbergu është emërtuar me logon B17B. B17B u shkëput nga masivi i akullt i njohur si Guacka e Akullt në Antarktik në vitin 2000. "Një ajsberg i përmasave të tilla, e në një zonë të tillë është diçka me të vërtetë e rrallë" tha Young duke folur për shtypin australian.

B17B, me sipërfaqe 140 kilometra katror, thuajse dyfishi i portit të Sidnej, nuk pritet të mbërrijë në brigjet e Australisë.
(s.t/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›