Kopenhagen, luftëtarët Maasai gdhenden në statuja prej akulli
KOPENHAGEN- Dy statuja të mëdha luftëtarësh Maasai u gdhendën në dy blloqe të mëdha akulli në prag të nisjes së samitit mbi ndryshimin e klimës në Kopenhagen. Katër ton akull u përdor për gdhendjen e këtyre skulpturave prej akulli me lartësi tre metër, të cilat personifikojnë një burrë e një grua që mban në krah një fëmijë.
Organizata bamirëse ‘Oxfam’ tha se vendosja e luftëtarëve të akullit në hyrje të sallës ku do të zhvillohet samiti ishte një mënyrë për t’iu kujtuar pjesëmarrësve efektet e ndryshimit të klimës përmes shkrirjes së ngadaltë të statujave. Sipas tyre fiset Maasai, të cilat jetojnë në Afrikën Lindore, janë prekur rëndë nga ndryshimi i klimës.
Kenia është prekur nga një prej thatësirave më të mëdha që mbahet prej kohësh, gjë e cila ka dëmtuar rëndë fiset Maasai që jetojnë në këtë vend. "Fiset Massai po zhduken gradualisht në mbarë botën për shkak të mungesës gjithnjë e më të madhe të ujit ndaj akulli i përdorur për realizimin e këtyre statujave simbolizon pikërisht këtë element kaq të rëndësishëm për ta" tha skulptori Soren Nielsen.
(s.t/BalkanWeb)