Kuzhe: Të gjejmë fitoren dhe golat
Kuqezinjtë, në kërkim të një mbrojtësi
qendre: Curri spostohet në të majtë
Qipro është një shans për të testuar të rinjtë, por edhe një test për të eksperimentuar për gjetjen e një mbrojtësi qendre. Sot në "Qemal Stafa", Curri do të spostohet në pozicionin natyral, si mbrojtës i majtë, ndërsa përkrah të "sakrifikuarit" Cana do të luajë Dallku. Ndërkohë, trajneri Kuzhe pohon se Shqipërisë i mungojnë shumë gjëra: duke filluar nga rezultatet dhe golat.
Cili do të jetë formacioni që do të përdorni?
Gjatë paradites zhvilluam një analizë me lojtarët dhe u thashë se kisha një ide rreth atij që do të jetë formacioni titullar, por më pëlqen t‘ua them këtë pas stërvitjes së fundit. Në mbrojtje do të luajmë me Vangjelin, Dallkun, Canën e Currin. Në mesfushë do të jenë Bulku, Skela Agolli e Duro, ndërsa sulmi do të jetë Salihi me Bogdanin.
Synimet e trajnerit për këtë ndeshje, fitore apo të eksperimentojë me lojtarët?
Kam përgatitur një strategji për federatën, e cila do të shërbejë për t‘u përgatitur për eliminatoret e ardhshme, për kampionatin europian. Kemi vendosur disa objektiva dhe synimi i atij programi është të përcaktojmë skuadrën dhe më pas të saktësojmë se si do të luajmë. Por, qëllimi kryesor është krijimi i një atmosfere të mirë në Kombëtare. Pas ndeshjeve me Portugalinë dhe Gjeorgjinë ne po mundohemi që të rrisim cilësinë e lojës tonë. Kjo është mjaft e rëndësishme. Për mua dhe për federatën është gjithashtu shumë e rëndësishme që të regjistrojmë fitore. Këto rezultate do të shërbejnë për të përmirësuar edhe pozitat tonë në renditjen e FIFA-s. Ne gjithashtu, mundohemi të krijojmë atmosferë brenda skuadrës, ndërmjet lojtarëve dhe stafit, por edhe me FSHF-në. Normalisht duam të rrisim edhe shpresën për të ardhmen dhe kjo arrihet vetëm nëpërmjet fitoreve. Synoj fitore, por gjithashtu vazhdoj të kërkoj lojtarë të rinj. Kundër Qipros kemi një mundësi të mirë për të parë në aksion futbollistët e rinj dhe të krijojmë një ide më të qartë rreth tyre.
Çfarë i mungon Kombëtares aktualisht?
Shumë gjëra. Së pari mungojnë fitoret. Gjithsesi, e përsëris se ketë herë, me strategjinë 1-vjeçare do t‘i planifikojmë eliminatoret seriozisht: nuk do të punojmë për ndeshjet e veçanta, por do të mundohemi të bëjmë program të plotë dhe ndoshta të arrijmë diçka. Kemi tre objektiva. Së pari, duhet të krijojmë një ide të qartë për skuadrën dhe mënyrën tonë të lojës. Së dyti, në këtë situatë duhet të krijojmë stabilitet në paraqitjet tona dhe më pas të kemi një nivel më të lartë loje.
Kemi shumë probleme me golin, nuk shënojmë dot. Cila është zgjidhja juaj?
Kam bërë një analizë të plotë të ndeshjeve që ka luajtur Shqipëria në këto eliminatore. Ka shënuar vetëm 3 gola, pikërisht kundër Maltës. Në dy ndeshjet që kam drejtuar unë ka shënuar, por megjithatë nuk jam aq i lumtur. Ok, ka shënuar vetëm nga një gol, por në gjashtë ndeshjet e mëparshme nuk kishte shënuar përveçse me Maltën. Do t‘i kushtojmë shumë vëmendje këtij problemi në programin tonë. Kemi disa ide për përgatitjen e lojës sonë sulmuese, por nuk është një proces i veçantë. Në sulm luhet në tri mënyra: me një sulmues të fuqishëm, lojtarë të shpejtë dhe me kombinime. Ne nuk kemi individë që mund ta fitojnë të vetëm ndeshjen, ndoshta nuk kemi as shpejtësi në lojën tonë, por ajo që duhet të bëjmë ne, është loja me kombinime. Gjithsesi, goli është dhe problemi i përzgjedhjes së lojtarëve, të cilët mund të bëjnë më shumë për ne.
Si mund të përmirësohen këto defekte?
Miqësoret na ndihmojnë të krijojmë një mentalitet fituesi në skuadër, ky është synimi i programit tim. Kam vëzhguar me kujdes ndeshjet e kampionatit shqiptar, por nuk jam i sigurt se në këto momente aty ka lojtarë që mund t‘i aktivizoj menjëherë në përfaqësuese. Duhet t‘i shtojmë ekipit dy-tri elementë të fuqishëm dhe më pas të krijojmë një grup të fortë për të arritur rezultate.
Sulmuesit
"Berisha e Kapllani
janë pjesë e ekipit"
Trajneri Josip Kuzhe ka sqaruar edhe situatën e dy emrave të mëdhenj që mbetën jashtë skuadrës për miqësoren me përfaqësuesen qipriote: Edmond Kapllani e Besart Berisha. Në gjaknxehtësi e sipër, Berisha, i cili sapo është transferuar tek Arminia në Bundesligën II, duket se ka kërkuar shpjegime për këtë vendim, madje duke kërcënuar se nuk do t‘u përgjigjet më ftesave të skuadrës kuqezi. Kroati 56-vjeçar e ka minimizuar problemin duke thënë: "E kisha të pamundur që të flisja me të që prej ditës kur u publikua lista. Gjithsesi, fola 24 orë më pas dhe i thashë shprehimisht se vazhdon të jetë lojtar i Kombëtares. Vendimi për të mos grumbulluar Berishën dhe Kapllanin erdhi sepse kundër Qipros dëshiroja të provoja lojtarët e rinj. Doja t‘i jepja një shans të luanin elementëve si Hyka e Vila". Pas miqësores, Kuzhe ka planifikuar një "vizitë" në Gjermani, për të vëzhguar futbollistët që militojnë në ligat e këtij vendi dhe për të diskutuar me ta. Drejtuesi i stolit kuqezi, konfirmoi edhe se Kapllani e Berisha do të jenë të grumbulluar në takimin e 9 shtatorit kundër Danimarkës.
Deklarata
Duka: Tani presim rezultatet
Pak orë përpara miqësores në "Qemal Stafa" ka folur edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Ai theksoi se ndeshja me Qipron është mjaft e rëndësishme, e tashmë priten rezultate nga trajneri Kuzhe. "Për ne kjo ndeshje është mjaft e rëndësishme, jo vetëm për t‘u përgatitur për sfidën eliminatore me Danimarkën, por edhe për të marrë një rezultat pozitiv, pasi skuadra ka shumë kohë që nuk arrin të fitojë. I kemi kërkuar skuadrës impenjim maksimal për të arritur rezultat", deklaroi Duka. "Trajneri ka zbatuar gjithçka nga programi që ka hartuar dhe atë që federata i ka kërkuar. Ka qëndruar më afër futbollit të luajtur në Shqipëri, në krahasim me paraardhësit. Ai ka një informacion të plotë dhe tashmë ne presim rezultatet".
Durrës
U-21 kuqezi, sot kundër Maltës
Përfaqësuesja Shpresa e drejtuar nga Artan Bushati do të luajë sot në stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit miqësoren kundër Maltës. Takimi do të nisë në orën 17:00 dhe ai do të gjykohet nga një treshë shqiptare, ku "bilbili" kryesor, Sokol Jareci, do të asistohet nga Fatmir Elezi dhe Astrit Mahmuti. Ky është një test mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë "e vegjël", përpara sfidës eliminatore të 5 shtatorit, që do të luhet pikërisht në qytetin bregdetar kundër Azerbajxhanit. Trajneri Bushati do të ketë shansin të eksperimentojë skema të reja loje dhe të njihet nga afër me gjendjen fizike të lojtarëve. Kjo pasi Shqipëria kërkon fitoren e parë në Europianin U-21, pas dy humbjeve 1:0 dhe 5:2 në sfidat e luajtura me Skocinë.
Skela: Koha të japim 100 për
qind edhe me ekipet ‘e vogla‘
Ervin Skela e ka një ëndërr: pjesëmarrjen në një aktivitet madhor me përfaqësuesen. Megjithatë, prej eksperiencës që ka mbi shpatulla, fantazisti kuqezi i ka të qarta vështirësitë dhe kërkon që hapat të hidhen një nga një, deri në realizimin e objektivit. Për 32-vjeçarin, detyra kryesore e Shqipërisë është të mësojë të vlerësojë maksimalisht të gjitha sfidat, ku "Thembra e Akilit" janë përballjet me ekipet e ashtuquajtura "të vogla". "Kualifikimi për një eveniment të madh, qoftë Europian apo Botëror është ëndrra e çdo futbollisti. E kemi të qartë se për ne do të jetë shumë e vështirë, jemi një vend i vogël dhe mundësitë që të luajmë në një kompeticion të rëndësishëm janë të pakta. E kam theksuar edhe përpara ndeshjes me Portugalinë: trajneri i ri i ka idetë shumë të qarta rreth futbollit. Këto i kemi parë edhe në seancat stërvitore që kemi zhvilluar dhe në analizat e vazhdueshme, për sa i takon anës taktike dhe anës profesionale", deklaroi mesfushori, që sot do të mbajë shiritin e kapitenit në mungesë të Lalës. "Mund të them se ne të gjithë si lojtarë duhet ta vlerësojmë në mënyrë të jashtëzakonshme ekipin kombëtar, që prej ditës së parë të grumbullimit, pavarësisht nëse luajmë ndeshje zyrtare apo miqësore. Këtë duhet ta vëmë në zbatim që prej takimit me Qipron, sepse kemi treguar që me ekipet e mëdha jemi më të motivuar. Por, ka ardhur koha që edhe me ekipet e vogla të japim 100 për qind dhe të fitojmë, pasi këto rezultate janë mjaft të rëndësishme për të ardhmen". Skela e vlerëson Qipron si një kundërshtar të vështirë dhe kërkon përqendrim maksimal nga skuadra për të marrë rezultat pozitiv. Shqipëria nuk fiton një ndeshje ndërkombëtare prej 11 muajve, ndërsa vlonjati beson se triumfi do t‘i ndihmojë kuqezinjtë edhe në procesin e ndërtimit të skuadrës për eliminatoret e ardhshme. "Trajneri i ka idetë e qarta. Nuk duhet të punojmë vetëm për këtë ndeshje, por edhe për ndeshjet e mbetura të Botërorit, si edhe për eliminatoret e Euro 2012, të cilat startojnë në shtator 2010. Këto janë edhe idetë e trajnerit: të konsolidojë një grup lojtarësh që mendon se janë për të ardhmen dhe i shërbejnë Kombëtares sipas vizionit që ai ka për futbollin. Këto gjëra duhet t‘i tregojmë në fushë, por nuk diskutohet që nevojitet pak kohë, theksoi ai. Duke arritur rezultate pozitive, kjo bëhet edhe më e lehtë, e për këtë arsye është e rëndësishme që të fitojmë nesër (sot), pasi kemi një vit që nuk dalim si fitues nga fusha. Kundërshtari është mjaft i fortë, por duhet ta marrim seriozisht për ta fituar ndeshjen. Edhe sot trajneri analizoi me detaje lojën e tyre mbrojtëse dhe sulmuese dhe ne duhet të jemi të përqendruar dhe shumë të organizuar për të arritur rezultat pozitiv". Trajneri Kuzhe ka bërë të qartë se Skela, ashtu si Lala, Duro e Bogdani do të jenë pjesë e skuadrës edhe për eliminatoret e Europianit. "Nuk më takon mua që të them se si do të jetë e ardhmja e skuadrës. Megjithatë, të hënën zhvilluam një bisedë me trajnerin, në të cilën Kuzhe u shpreh shumë qartë për sa u përket ‘veteranëve‘, pra lojtarëve si unë, Erjon Bogdani, Altin Lala apo Klodian Duro, se jemi pjesë e planit të tij 2-vjeçar për të ardhmen dhe për eliminatoret e Europianit. Mua më gëzon ky fakt. Gjithmonë e kam thënë: nëse trajneri më do dhe vendi im më kërkon jam i gatshëm të vij gjithmonë. Kjo pavarësisht faktit nëse do të luaj vetëm një minutë, pesë minuta apo të gjithë ndeshjen. Të luaj për përfaqësuesen është një kënaqësi e jashtëzakonshme dhe këtë do ta tregoj gjithmonë. Është një vlerësim i jashtëzakonshëm dhe një detyrim që bindjen e trajnerit për kualitetin tonë, t‘ia shpërblejmë me lojë, me punë dhe të japim maksimumin", përfundoi Skela.
Erjon Bogdani
"Filozofia e lojës është përmirësuar"
Dëshiron të shënojë atë që do të ishte rrjeta numër 11 me Kombëtaren. Megjithatë, fillimisht Erjon Bogdani mendon të vendoset në shërbim të skuadrës, për të marrë fitoren kundër Qipros. "Kundërshtarët kanë një ekip mjaft të mirë, pasi kanë vendosur në vështirësi skuadra të mëdha", tha Bogdani. "Këtë miqësore e shoh si një test mjaft të mirë për sfidën e radhës me Danimarkën, e duhet të futemi në fushë për të fituar. Si sulmues, shpresoj të shënoj. Kjo është detyra ime. Gjithashtu, synoj të luaj sa më mirë. Përballja me Qipron është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe një test shumë i mirë për ndeshjet eliminatore të Botërorit. Me trajnerin Kuzhe kemi bërë një paraqitje mjaft të mirë kundër Portugalisë dhe shpresoj e njëjta gjë të paraqitet në këtë miqësore dhe në dy sfidat e mbetura në eliminatoret e Botërorit 2010, pasi tashmë kemi një filozofi më të mirë loje". Konfirmimin nga drejtuesi i stolit kuqezi për edicionin e ardhshëm, sulmuesi e cilëson si një detyrim për të dhënë edhe më shumë për Kombëtaren: "Ato nuk duhen marrë si lëvdata, por duhet të japim maksimumin tonë, që të justifikojmë këtë vlerësim të trajnerit. Shpresoj që në këtë ndeshje miqësore dhe në takimet e mbetura në eliminatore të luaj dhe të shënoj gola"