Kuzhe: Bakaj gati, Roshi e Bala jo

(ALBANIA SPORT) - Kuzhe pati në dispozicion në zborin e Antalias lojtarë të moshës 18-25 vjeç, me përjashtim të mbrojtësit të Dinamos, Arjan Pisha (32 vjeç, i mbush më 18 janar). Por a ka sipas Kuzhes ndonjë lojtar që mund të luajë në kampionatet elitare të huaja.
“Është normale që unë të dëshiroj që lojtarë nga Shqipëria të luajnë jashtë, pasi ata do të gjejnë një ambient më profesional, më disiplinë, një tjetër atmosferë në ekip dhe lehtësi të tjera. Por, opinioni im është se ata duhet të punojnë shumë fort gjashtë muaj këtu, për të qenë të gatshëm për të shkuar jashtë.
"Natyrisht, disa lojtarë mund të largohen që tani siç mund të jetë rasti i (Elis) Bakajt. Por, për lojtarë si (Odise) Roshi, (Bekim) Bala, do të ishte më mirë të luanin këtu (në Shqipëri), të bënin një punë të madhe individuale, të përgatisin veten për të qenë gati. Unë e konsideroj grumbullimin në Kombëtare edhe një test të mirë përpara se të luajnë për ndonjë klub të madh.