E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe, i kenaqur me paraqitjet evropiane

Josip Kuzhe, trajneri i kombetares, ka ndjekur ndeshjen Dinamo- Lahti dhe mesohet se ka mbetur i kenaqur me paraqitjen e disa lojtareve. Loja e Dinamos ne shume minuta ka qene pozitive, por paraqitja e disa lojtareve titullare ka rene me shume ne sy te trajnerit te kombetares. Trajneri kuqezi ndodhet prej dy ditesh ne Tirane, me mision per te ndjekur lojtaret shqiptare, ne ndeshjet evropiane. Megjithate, per te dhene vleresime perfundimtare trajneri kroat nuk ka nxituar, pasi do te shohe nje jave me vone edhe paraqitjen e Tiranes, qe do te luaje me Stabekun, si dhe do te ndjeke nga afer pjesemarrjet e ekipeve te tjera, Vllaznise dhe Flamurtarit, ne kompeticionet e raundit te dyte evropian. Pas ndeshjeve evropiane, trajneri Kuzhe do te percaktoje lojtaret qe do te grumbulloje ne miqesoren e gushtit, ndaj Qipros. Pjesemarrja me kater ekipe dhe ndeshjet ndaj kundershtareve te forte, kane qene nje mundesi e mire per trajnerin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›