Kuzhe, me Shqipërinë deri në 2011
Josip Kuzhe do të jetë zyrtarisht trajner i kombëtares shqiptare të futbollit deri në vitin 2011. Një gjë e tillë është vendosur nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit gjatë mbledhjes së të martës, të zhvilluar në ambientet e federatës. KE ka vendosur t‘i rinovojë kontratë trajnerit 57-vjeçar nga Kroacia. Në momentin kur trajneri kroat u emërua në krye të stolit kuqezi në gjysmën e dytë të muajit maj 2009, kontrata ishte 1+1,5 (kontrata e parë ishte e vlefshme deri në maj të vitit të ardhshëm, ndërsa opsioni i rinovimit të saj zgjat 18 muaj, aq sa një edicion eliminator). Pra në fund të eliminatoreve 2010 FSHF do të analizonte ecurinë e skuadrës dhe më pas do të analizonte rezultatet gjatë ndeshjeve të fundit të eliminatoreve të Botërorit 2010, për të vendosur për të vazhduar ose jo bashkëpunimin me Kuzhenë. Bashkatdhetari i Oto Bariçit nënshkroi kështu marrëveshjen e tij të dytë si trajner i përfaqësueses kuqezi me FSHF-në për një afat tjetër 1.5 vjeçar, duke pranuar me shumë dëshirë kushtin kryesor të federatës, qëndrimin me një kohë të gjatë në Shqipëri, ndryshe nga paraardhësit e tij të huaj. Kuzhe ka marrë një apartament me qira në zemër të Tiranës dhe është fqinj me Kryeministrin e vendit, Sali Berisha.
Vendimi i djeshëm është thjesht formal, sepse Duka e kishte shfaqur dëshirën për të mbajtur teknikun kroat në postin që ai e mbante që prej largimit të holandezit Ari Han. Edhe vetë trajneri ishte shumë i kënaqur që të qëndronte dhe nuk ngurroi të shprehej i lumtur për të vazhduar punën me kombëtaren shqiptare, madje nuk do të merrte parasysh asnjë nga ofertat që i kishin ardhur, edhe pse ato ishin shumë joshëse në aspektin financiar, disa edhe në aspektin profesional. Madje Kuzhe u përfol edhe si një nga alternativat e mundshme për stolin e Kroacisë. Por trajneri i kuqezinjve e ka hedhur poshtë këtë mundësi.
Josip Kuzhe, trajneri i pestë i huaj gjatë mandatit të dyfishtë presidencial të Armando Dukës, do të përfitojë 110 mijë euro në vit (rreth 9.200 euro në muaj), një shumë e pranueshme për financat e Federatës Shqiptare të Futbollit. Kjo rrogë ka qenë e përcaktuar që në marrëveshjen e mëparshme, në këtë pikë nuk do të ketë asnjë ndryshim. Puna e Kuzhesë përgjithësisht ka qenë e vlerësuar, me përjashtim të humbjes 4-1 në Suedi. Frytet e punës së tij u panë në një humbje 1-2 në limitin e kohës së rregullt ndaj Portugalisë në Tiranë dhe në përballjen me Danimarkën. Konfirmimi i Kuzhesë vjen vetëm pak javë para zhvillimit të zborit me talentet shqiptare që pritet të zhvillohet nga data 4 deri më 11 janar në Antalia të Turqisë. Gjithsesi, pritet që gjatë kohës së zborit të parashikohen edhe të paktën të dy ndeshjet miqësore, nisur dhe nga fakti se në atë kohë komplekset hoteliere në rajonin turistik turk dynden nga shumë ekipe europiane. Testi i parë i Shqipërisë në prag të eliminatoreve të Kampionatit Europian do të jetë miqësorja e 3 marsit me Luksemburgun, menjëherë, pasi Kombëtarja jonë të njohë kundërshtarët e kualifikueseve "Poloni-Ukrainë 2012" pas shortit që do të hidhet më 7 shkurt 2010. Gjithsej kemi realizuar 3 ndeshje kundër Luksemburgut, me bilancin 2 fitore dhe 1 barazim pa gola (13 shkurt 2002) në kohën kur kuqezinjtë i drejtonte Sulejman Demollari.