Shqipëria merr pyetësorin e BE-së
Shqipëria pritet të marrë sot pyetësorin e Komisionit Europian në kuadër të aplikimit për statusin e vendit kandidat. Mësohet se në orët e mesditës, do të jetë ambasadori i delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Helmut Lohan, ai që do t‘i dorëzojë Berishës dosjen me pyetje. Burimet sqarojnë se niveli i përfaqësimit të zyrtarëve të Komisionit Europian mbetet vetëm në kuadrin e ambasadorit dhe nuk do të ketë pjesëmarrës nga Brukseli. Një praktikë kjo disi e ndryshme nga i njëjti proces i ndjekur më parë në rastin e Malit të Zi dhe Maqedonisë. Mungesa e zyrtarëve të lartë duket si një mesazh i fortë i Komisionit Europian për klasën politike shqiptare dhe krizën e krijuar pas zgjedhjeve të 28 qershorit.
Faktori ndërkombëtar ka kërkuar që prej shtatorit që palët të ulen në tavolinë dhe të dialogojnë për të kapërcyer ngërçin e krijuar. Në të kundërt zyrtarët europianë kanë paralajmëruar qartazi se rruga e Shqipërisë drejt procesit integrues është në pikëpyetje. Presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi, dorëzoi më 1 tetor 2004 në Shkup pyetësorin. Ai përmbante rreth 4,000 pyetje, të cilave do t‘u përgjigjeshin rreth 1,000 anëtarë të personelit të ministrive. Më 23 korrik 2009, komisioneri europian për zgjerim, Olli Rehn, gjatë vizitës së tij në Mal të Zi, i dorëzoi lidershipit të vendit pyetësorin e Komisionit Europian. "Besoj se Mali i Zi është në fakt shembull shumë i mirë se si një vend i vogël ka sukses në integrimin europian", deklaroi Rehn. Në rastin tonë duket qartazi se zyrtarët e lartë europianë kanë dashur t‘i japin mesazh të qartë Tiranës zyrtare se punët nuk janë duke shkuar siç duhet.
Vetëm pak ditë më parë, i pyetur se ç‘kuptim ka përsëritja e mesazhit për një dialog konstruktiv politik, kur partitë kryesore në Shqipëri mbajnë qëndrime ekstreme, duke ashpërsuar gjuhën ndaj njëra-tjetrës, ministri suedez, Karl Bildt, vendi që mban Presidencën e BE-së, u përgjigj se politikanët shqiptarë duhet të ulen në tryezë që të arrijnë marrëveshje mbi mosmarrëveshjet, nëse duan ta integrojnë vendin në Bashkimin Europian. "Për sa i takon gjendjes së dialogut politik në Shqipëri, situata është e errët për momentin. Unë do t‘u bëja apel liderëve në Shqipëri që të pranojnë se për ta çuar këtë vend përpara, ata duhet të ulen. Mund të mos bien dakord ndonjëherë, por duhet marrëveshje për ta çuar vendin përpara", theksoi Bildt në emër të Presidencës së BE-së. Shqipëria aplikoi për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian më 28 prill të vitit 2009. Kryeministri i Shqipërisë udhëtoi drejt Pragës, duke shënuar kështu një hap tjetër përpara në udhëtimin e vendit tonë drejt integrimit europian.
D.Malaj