E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe pa rezerva: Ja gabimet me Shqipërinë. E ardhmja mia? Vërtet nuk e di!

Përgatiti: Adi Metaliu

Trajneri i kombëtares, kroati Josip Kuzhe rrëfehet për gjithçka, sa i takon qëndrimit të tij në krye të kuqezinjve, që nga ardhja, në qershor 2009 e deri më tani 

Do të qëndrojë apo jo Josip Kuzhe në krye të përfaqësueses shqiptare në përfundim të eliminatoreve? Kjo është dilema që shqetëson opinionin publik, i cili është i dyzuar për punën që ka bërë trajneri. Dhe, me sa duket, kyr rebus nuk do të zgjidhet edhe pas dy ndeshjeve të radhës eliminatoreve. Të paktën deri në janar.

Josip Kuzhe, në një intervistë të gjatë për SuperSport, ka analizuar në detaje të gjithë fushatën eliminatore, ndeshje të veçanta, fitoret dhe humbjet, të mirat dhe të këqijat e skuadrës kuqezi. Ka folur për idetë e tij, për mënyrën se si ka luajtur apo se si mund të kishte luajtur Shqipëria, për gabimet dhe gjërat që mund ti kishte bërë ndryshe, duke qenë i sinqertë në gjithçka ka thënë.

Ai vetë e ka pranuar që nuk e di nëse do të vazhdojë ta drejtojë Shqipërinë, prandaj duhet të presë edhe këto dy ndeshje, ta analizojë me kujdes situatën dhe më pas të vendosë se çështë më e mirë për të dhe për Shqipërinë.

 

Cila është analiza juaj pas humbjes me Luksemburgun?

Ndeshja me Luksemburgun ishtë shumë e rëndësishme, kishim luajtur dhe fituar ndaj këtij kundërshtari në ndeshjen e parë. Besoj se duhet të lidhet me ndeshjen me Francën, ku ne humbëm disa lojtarë mbrojtës. Ndaj Luksemburgut morëm për keq, sepse mbetëm me 10 lojtarë, më pas me 9 dhe pasi ata shënuan nuk arritëm dot të gjenim golin, për ta përmbysur rezultatin, dhe në fund humbëm. Dhe në fakt ishte një humbje e merituar.

Humbja me Luksemburgun nuk është e vetmja në këtë edicion?

Përpara se ti nisnim këto eliminatore ne kishim qëllimet dhe objektivat tona. Ndoshta nuk i bëmë shumë të qarta këto objektiva, por ne kishim si qëllim të bënim një lojë të mirë, ti merrnim ndeshjet një nga një, duke parë se si do të shkonin ngjarjet. E kam thënë edhe më parë, që, përjashto Luksemburgun, skuadrat e tjera janë të forta, çdo rezultat do të ishte i pranueshëm, sepse të gjitha skuadrat mund ti merrnin pikë njëra-tjetrës.

Megjithatë, fillimi nuk ishte i keq. Kur Franca humbi pikë, mendova se duhet ta shikonim me shumë kujdes situatën. Ne barazuam me Rumaninë dhe fituam me Luksemburgun dhe kishim pritshmëri të mirë për ndeshjet në vazhdim. Në ndeshjen e radhës morëm vetëm një pikë me Bosnjë-Hercegovinën dhe pretendonim të merrnim pikë me Bjellorusinë në transfertë, por nuk arritëm. Fituam në ndeshjen e kthimit në shtëpi me një lojë shumë të mirë.

Ndeshja me Bosnjën në Zenicë ishte shumë e rëndësishme për ecurinë tonë, por ne humbëm. Ne u grumbulluam pas një pushimi 3-javor absolut, skuadra nuk ishte 100% në formë. Megjithatë, rezistuam për 70 minuta dhe nuk po lejonim që Bosnja të shënonte. Më pas bëmë një gabim në mbrojtje, që mund ta kishim evituar. Ajo humbje mendoj se ndikoi shumë te skuadra, në motivimin tonë dhe në mënyrën sesi e përgatitnim ndeshjen. Ndaj Francës dhe Luksemburgut nuk luajtëm në të njëjtin nivel si në sfidat paraardhëse.

Cila do të ishte analiza juaj më në detaje, duke u nisur me 4 pikët e fituara në dy ndeshjet e para? Në opinionin sportiv u arrit deri aty sa të krijohej ideja që mund të shkonim në Europian?

Një trajner kur i fillon ndeshjet eliminatore nuk është dhe aq realist. Shpeshherë bëhet më shumë optimist se çduhet. Duhet ta pranoj që në një moment edhe unë fillova të ëndërroj, se ndoshta pak e nga pak mund të realizonim një objektiv madhor. Pas ndeshjeve të para edhe gjendja ime shëndetësore nuk ishte aq e mirë.

Nuk duhet të tregohem arrogant dhe të them se nëse do të isha në stol, Shqipëria do të kishte fituar. Por të paktën shpresoja që, nëse do të isha në stol me Bjellorusinë, fjalët që do tu kisha thënë lojtarëve do të kishin bërë që të mos e humbisnim atë ndeshje, sepse atmosfera në kombëtare dhe mes tifozëve ishte shumë entuziaste. Madje ndaj Bosnjës në Tiranë të gjithë kishim pritshmëri të mëdha.

Për këtë arsye, them se mund të kishim marrë më shumë pikë në ato sfida (me Bosnjën në Tiranë dhe me Bjellorusinë në Minsk). Me kalimin e kohës ne nuk i humbëm shanset tona: fituam ndaj Bjellorusisë dhe, të them të drejtën, prisja të merrnim pikë edhe ndaj Bosnjës në Zenicë. Nëse do ta kishim realizuar një gjë të tillë, gjërat do të kishin marrë një rrjedhë tjetër.

Si e kujtoni kohën kur gjendja juaj shëndetësore nuk ishte aspak e mirë?

Ishte një periudhë shumë e vështirë për familjen time, por edhe për FSHF-në, sepse nuk do të më kishin të gatshëm 100%. Më duhet të pranoj se në ato momente nuk e kuptoja se në çvështirësi gjendesha. E dija që diçka nuk po shkonte mirë me mua, por nuk e merrja kaq shumë seriozisht. U ndërgjegjësova që situata nuk kishte qenë e thjeshtë, por nga ana tjetër zbulova shpirtin e vërtetë të shqiptarit. Shumë njerëz dëshironin që gjendja ime shëndetësore të përmirësohej.

Cili është shpjegimi juaj për luhatjet e Shqipërisë sa i përket nivelit të lojës? Pse kalohet kaq shpejt nga një fitore në një rezultat zhgënjyes?

Unë gjendem në Shqipëri prej më shumë se dy vjetësh. Gjatë vitit të parë pata shumë kohë për të punuar me skuadrën, zhvilluam shumë ndeshje miqësore dhe bëra zgjedhjet e mia. Krijova skuadrën, ndërtova modulin tim të lojës dhe pata mundësi të krijoja një frymë shumë të mirë brenda grupit. Sa u përket zgjedhjeve, mendova tu besoja lojtarëve me më shumë eksperiencë.

Mund të bëja revolucion, duke afruar lojtarë të rinj, por koha nuk ishte e përshtatshme, sepse trajneri tjetër sapo ishte larguar dhe mua do të më kritikonin menjëherë. Megjithatë, ishte vendimi im që të luaja me lojtarët me eksperiencë, sepse edhe për kohën ishin më të mirët, më në formë. Vendosa të luaja me Bogdanin, që ishte 33 vjeç, me Skelën, që ishte 34, apo me Lalën, që në fillim ishte i dëmtuar, por më pas ishte i riaftësuar.

Po kështu ndodhi edhe me Beqajn apo me Duron. Mendoj se në ndeshjet eliminatore, që luajtëm me Suedinë dhe Danimarkën, ne arritëm të krijonim një modul të përshtatshëm, një skuadër të sistemuar në fushë, me një mbrojtje të mirë, e cila ishte e shpejtë në kundërsulm. Ne ishim në rrugë të mbarë, ndërsa fryma në kombëtare e mirë, vërtet shumë e mirë.

Më pas zhvilluam disa ndeshje miqësore, kur arritëm të krijonim një atmosferë shumë të mirë dhe të gjithë ishim të lidhur me njëri-tjetrin. Ndeshja e parë eliminatore me Rumaninë ishte e mirë për ne. Munda të kuptoj vërtet se cilat ishin motivimet tona, objektivat tona dhe njëkohësisht organizimin e lojës, atë që kishim mundur të ndërtonim.

Ndeshja pasardhëse me Luksemburgun nuk ishte aspak e lehtë dhe unë mbeta i kënaqur që arritëm të merrnim tri pikë, ndonëse opinioni sportiv priste një fitore më të thellë. Në ato momente fillova të mendoja dhe të analizoja lojën tonë, nuk i kushtova më rëndësi atmosferës, pasi e kuptoja që ajo ishte ok. Shqipëria gjithmonë ka luajtur shumë e motivuar.

Në ndërtimin e lojës bëra diçka për të cilën dola jashtë vetes sime, duke zgjedhur një skemë me vetëm një sulmues ndaj Rumanisë, sepse, për mendimin tim, Shqipëria është një skuadër që mund të luajë vetëm me një sulmues. Dy sulmuesit tanë përgjithësisht janë sulmues zone, të cilët nuk punojnë shumë në planin mbrojtës. Për mendimin tim, do të ishte e gabuar që Shqipëria të luante me dy sulmues.

Nuk jemi skuadër aq e fortë sa të kemi privilegjin për të vendosur dy lojtarë përpara, që nuk e ndihmojnë repartin e mbrojtjes. Në futbollin e sotëm e gjithë skuadra kthehet prapa, të gjithë aplikojnë një sistem të mirë mbrojt

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›