E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe rikthen Berishën e Kapllanin në listën "top 20" anti-Danimarkë

Shqipëria mëson emrat e 20 të besuarve për ndeshjen e 9 shtatorit kundër Danimarkës në "Qemal Stafa". Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, i cili vazon ende pushimet në Kroaci, ka dërguar në FSHF listën e lojtarëve që ka thirrur për ndeshjen e radhës kualifikuese të Botërorit 2010, që do të luhet në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" të kryeqytetit, më 9 shtator, me Danimarkën. Një ndeshje shumë e rëndësishme për danezët, të cilët kryesojnë grupin tonë dhe duan ta presin të parët finishin kualifikues në grup, ndërsa për kuqezinjtë tanë nuk mbart në vetvete të tilla objektiva, por veçanërisht për trajnerin Kuzhe duhet të shërbejë si konfirmim i punës së bërë. Gjithashtu, pas fitores së thellë në miqësoren pararendëse, me Qipron, 6-1, Kombëtarja shqiptare duhet të tregojë se vërtet ka ndryshuar diçka në lojën e saj dhe se ajo që dhuroi miqësorja në fjalë nuk ishte një rastësi. Në këtë kuadër, trajneri Kuzhe ka publikuar edhe listën e lojtarëve që ka thirrur për këtë ndeshje, së bashku me programin stërvitor para sfidës zyrtare me Danimarkën, që sikurse thamë edhe më sipër, do të luhet më 9 shtator 2009, ora 20:30, në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa". Sërish bie në sy mungesa e kapitenit Altin Lala, i cili, sipas informacioneve pranë trajnerit kuqezi, ka mbetur jashtë liste pasi nuk është rikuperuar dhe nuk është në gjendje të luajë. Grumbullimi i Kombëtares kuqezi fillon në datën 1 shtator deri ditën e ndeshjes, 9 shtator, gjë që tregon se trajneri Kuzhe ka një kohë të konsiderueshme në dispozicion për të bërë përgatitjet e duhura, për ta përballuar me sukses Danimarkën, ndeshjen e parë me të cilën në Oslo e kemi humbur 3-0, që shkaktoi edhe largimin e trajnerit Ari Han. Ndërsa janë rikthyer sërish në ekip dy sulmuesit e paftuar ndaj Qipros, Berisha dhe Kapllani. Grumbullimi i Kombëtares do të nisë më 1 shtator, kur edhe 20 futbollistët do të zhvillojnë edhe stërvitjen e parë së bashku. Ndërsa nga data 2, 3, 4 dhe 7 shator programi stërvitor i Kombëtares do të vazhdojë me dy seanca në ditë. Ndërsa në datat 5, 6 dhe 8 shtator, vetëm një seancë në ditë. Çdo ditë është parashikuar për takim me median, ndërkohë që trajneri një ditë para ndeshjes me danezët do të japë edhe konferencën e fundit për shtyp. Shqipëri-Danimarkë do luhet më 9 shtator, ora 20:30.

Kombëtarja

Portierë

1. Samir Ujkani

2. Isli Hidi

Mbrojtës

3. Kristi Vangjeli

4. Armend Dallku

5. Elvin Beqiri

6. Andi Llia

7. Debatik Curri

Mesfushorë

8. Ervin Bulku

9. Ervin Skela

10. Gilman Lika

11. Lorik Cana

12. Ansi Agolli

13. Jetmir Sefa

14. Emiljan Vila

15. Klodian Duro

16. Jahmir Hyka

Sulmues

17. Hamdi Salihi

18. Erjon Bogdani

19. Edmond Kapllani

20. Besart Berisha



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›