Kuzhe rikthen në Kombëtare Bogdanin, Kapllanin dhe Hykën
Ende pa filluar mirë punë në Kombëtare, Josip Kuzhe i ka idetë e qarta se çfarë do të bëjë. Lëvizja e parë e trajnerit kroat është të rikthejë qetësinë në ambientin kuqezi, duke sheshuar të gjitha problemet e krijuara nga Ari Han, me keqmenaxhimin e grupit. Kjo është arsyeja përse 56-vjeçari ka vendosur të afrojë në skuadër lojtarët "e përjashtuar". Në listën e zezë, përveç Edmond Kapllanit dhe Jahmir Hykës, figuronte edhe sulmuesi kryesor i përfaqësueses, Erjon Bogdani. 32-vjeçari që luan me Kievon në Serinë A ka humbur vendin në skuadër menjëherë pas barazimit të 11 shkurtit në Maltë. Një rast i shpërdoruar përballë portierit kundërshtar ka rezultuar fatal për Bogdanin, i cili nuk është përfshirë as në 22-she në dy sfidat e fundit eliminatore, ku Shqipëria e Han humbi 1-0 me Hungarinë në "Qemal Stafa" dhe 3-0 me Danimarkën në Kopenhagen.
Disi më i ndryshëm diskutimi për Kapllanin dhe Hykën. Sulmuesi i Karlsruhes ka qenë pjesë e skuadrës në ndeshjet e para nën drejtimin e Han. Por, ai është aktivizuar vetëm në miqësoret me Poloninë dhe Lihtenshtejnin. Në katër sfidat e para eliminatore të Botërorit 2010 (me Suedinë, Maltën, Hungarinë dhe Portugalinë), 26-vjeçari ka qenë pjesë e kontingjentit, por nuk ka luajtur asnjë minutë. Kapllani nuk luan me fanellën kuqezi prej nëntë muajsh, që prej miqësores së gushtit 2008 me Lihtenshtejnin. Sulmuesi është "përjashtuar" prej ndeshjes së 11 shkurtit me Maltën dhe nuk e ka veshur më fanellën e Kombëtares. Edhe Hyka është lënë jashtë Kombëtares prej ndeshjes me Maltën, por marrëdhënia e tij me trajnerin holandez ka qenë mjaft e çuditshme. Titullar dhe aktivizim gjatë gjithë lojës me Suedinë dhe Maltën, zëvendësues me Hungarinë (ku u largua nga fusha pas një dëmtimi) dhe më pas asnjë sinjal për t‘u rikthyer në skuadër. U grumbullua sërish vetëm në miqësoren e Kombëtares "B" me Milanin, kur Han ishte larguar, dhe tregoi të gjithë klasin e tij.