Një vit pa Dritan Hoxhën, njeriun që sfidonte ëndrrat
Familjarë, miq, dashamirës, bashkëpunëtorë të Dritan Hoxhës, politikanë dhe punonjës të "Top Media"-s, të mbledhur së bashku mesditën e djeshme, kanë përjetuar çaste emocionale. Mes tyre, ndonëse jo fizikisht, nuk ka munguar aspak prezenca e të kudondodhurit, Tanit të "Top"-it. Në një ceremoni të posaçme të organizuar në hotel "Sheraton", mes trëndafilave të kuq janë shfaqur pamje dokumentare që preknin në kohë ndryshimin shqiptar që pas viteve ‘90, ku tanimë Dritan Hoxha ka shënuar gjurmën e vet të patjetërsueshme nga koha.
Ka kaluar një vit që kur Tani nuk është më mes nesh. Ndarja nga jeta e prekshme e Tanit, krijuesit të revolucionit teknologjik në Shqipëri, ishte, vazhdon të jetë e me gjasë do të vazhdojë të jetë një peshë e madhe për t‘u mbajtur edhe në të ardhmen. Por e sigurt është që ai do të qëndrojë mes nesh për arsyen e thjeshtë se kemi shumë çfarë të kujtojmë prej tij, secili prej nesh dhe të gjithë bashkë, në planin personal dhe atë profesional.
Dritani u lind në një familje të thjeshtë në Tiranë. I goditur që foshnjë nga fatkeqësia e humbjes së të atit, megjithatë ai shpejt pati fatin të rrethohej nga dashuria e të gjithëve, e nënë Zyrasë së vuajtur e zemërmirë dhe e gjithë familjes së tij të re, veçanërisht nga afeksioni i atij që do të kthehej në atin shpirtëror, baba Jahos.
Djali i shkathët dhe energjik, i rritur në Laprakën shumëngjyrëshe dhe të gjallë, shumë shpejt do të fillonte të njihej për pasionin e tij radioteleviziv, për shpikjet e tij, për antenat e lëvizshme, që sfidonin muret me të cilat diktatura komuniste kishte rrethuar mendjet e shqiptarëve. Dritani do të niste studimet për mjekësi, por shpejt do t‘i braktiste ato. Për të realizuar ëndrrat e tij të mëdha, ai kishte nevojë të ecte më shpejt dhe në vitin 1991 iu bashkua mijëra shqiptarëve, që si ai vendosën të ecnin më shpejt se Shqipëria, duke u larguar me anije. Po Tani shpejt do ta kuptonte se ëndrrat e tij kërkonin të realizoheshin në tokën ku ai u lind. Rikthehet shpejt në Tiranë. Tashmë i bashkuar me të shoqen, partneren, të dashurën e tij të jetës, nënën e fëmijëve të tij të ardhshëm, Vjollcën, ai nis në atdhe rrugën e vështirë dhe të komplikuar të biznesit, në një vend postkomunist. Intuita dhe talenti për të ecur në drejtimin e kundërt të turmës bënë që ai shpejt të shkëlqente në biznesin e kafesë, ose siç pëlqente ta quante ai, në biznesin e një malli që kushton pak, por konsumohet shumë. Biznesit të parë, që jo rastësisht do ta identifikonte edhe me vajzën e tij të parë, Lorin, do t‘i ngjiste etiketën e suksesit të pakonkurrueshëm, me formula marketingu të papara në tregun primitiv shqiptar, bashkëngjitur me fjalën më të fundit të teknologjisë së prodhimit të saj, ndihmuar si gjithmonë nga shokët e tij të ngushtë e të afërt dhe bashkëshortja e tij, Vjollca.
Por teknologjia dhe media ishin dy ëndrrat në sirtar të Dritan Hoxhës. Dhe ai nuk kishte hequr dorë prej tyre. Shpejt do ta provonte këtë ndaj të gjithëve. Ëndrra e tij zuri të ngjizej pikërisht atëherë kur të gjithëve ne na u thyen ëndrrat, në vitin e mbrapshtë 1997. Një vit më vonë lindi Redia, vajza e tij e tretë. Po në të njëjtën ditë lind edhe "Top Albania Radio". Jo rastësisht data ishte 14 shkurt. Dy fryte dashurish të Dritan Hoxhës.
Por, koha për Tanin ecte gjithmonë më shpejt se për të tjerët. I pëlqente të fliste gjithmonë për dimensionin e saj, e me vete e sfidonte atë. Garat i fitonte dhe i mbaronte shpejt, ndaj sfida radiofonike ishte pak për të kënaqur gjenialitetin e tij krijues. Fakt i kësaj sfide të madhe, kryesisht me veten, është krijimi i "Top Channel". Sot mund t‘i gjejmë shumë epitete këtij televizioni, por nga të gjithë dashamirës dhe jo, ky ekran panshqiptar mbetet vizioni i Shqipërisë së ardhme, ashtu si duhet të jemi, ashtu si e meritojmë: evropianë, modernë, por edhe patriotë.
"Top Channel" është kryevepra më e madhe e Tanit, jo për teknologjinë, jo për efektet, por për përmbajtjen, për dashurinë, për krijimtarinë që ai ofron.
Sot, "Top Channel" është jo vetëm aseti më i madh që na ka lënë Tani, por edhe ngushëllimi më i madh pas humbjes së tij. Një vit pas ikjes së Tanit, kujtimi i tij është dhe do të mbetet gjallë. Dikush pat shkruar se ai jetonte me 300 kilometra në orë. Pavarësisht se ky nuk është ngushëllim për ne të tjerët, për nënën, për gruan, për vajzat dhe princin e vogël, Itan, i cili çdo ditë që kalon i ngjan gjithnjë e më shumë të atit, shpejtësia dhe vrulli me të cilin ai jetoi dëshmojnë se pas karakterit të tij vullkanik, krijues dhe shumëdimensional, fshihej një plak i urtë dhe i mençur, që la pas një vepër, e cila do të jetojë shumë më gjatë se gjithçka tjetër. La një pronë që u përket të gjithë shqiptarëve, duke i bërë krenarë ata përballë botës. Vepra e Dritan Hoxhës sot është gjallë. Ndaj gjallë është edhe Dritan Hoxha.
Dje, të gjithë ishin mbledhur së bashku për të kujtuar Tanin, ndonëse secili në mënyrën e vet nuk e ka harruar dhe nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, pasi në punën dhe jetën e përditshme shqiptare është e pamundur që të mos kesh kontakt me njërën nga risitë mediatike të Dritan Hoxhës, që solli më shpejt se askush tjetër në këtë vend botën globale të dixhitalizuar.
Dëshira për të thënë disa fjalë në këtë përvjetor të parë të largimit vetëm fizik të Tanit, ka joshur gjithsecilin nga miqtë dhe të pranishmit në sallë, që ruajnë dhe sjellin herë pas here në kujtesë momente nga jeta apo bashkëpunimi me të jashtëzakonshmin Dritan Hoxha.
Biks Aliu: Vizionari Tan Hoxha
Është një nder për mua, që të jem sot në këtë ceremoni. Unë vetë nuk e kam pasur kënaqësinë që të takohem me zotin Hoxha, por kam dëgjuar shumë për ambiciet e tij dhe për rendjen e tij të pareshtur drejt së resë. Janë pikërisht njerëz si Dritani që kanë ndryshuar kombe dhe botën. Unë nuk kam qenë këtu që të njihesha me të dhe të shihja ndryshimet, por shumë miq të mi shqiptarë më thonë që Shqipëria është një vend ndryshe sot edhe falë punës së palodhur të Dritanit. Nga ajo që kam dëgjuar, mund të them se Dritani ishte një udhëheqës i vërtetë, këmbëngulës, i fortë, por edhe me një ndjenjë padurimi. Sot nuk është aspak e vështirë që të shohësh frytet e punës së tij të palodhur, këmbënguljes dhe imagjinatës së tij. Nuk është aspak e vështirë të shohësh që dashuria e Dritanit për Shqipërinë e shtyu atë dhe ekipin e tij të arrinte majat, të cilat mendoheshin të paarritshme. Kush mund ta mendonte se Shqipëria do të bëhej udhëheqëse në rajon për teknologjinë e medias. Këtë e bëri Dritani. Kush do ta kishte menduar që Shqipëria do të ishte një nga vendet e para me teknologjinë "high definition" në të gjithë rajonin. Dritani e bëri edhe këtë. Kush do ta kishte menduar se "Top Channel" do të ishte roja udhëheqëse në ruajtjen e të drejtave të njeriut dhe evidentimin e korrupsionit. Edhe këtë Dritani e bëri. Unë mund të vazhdoj e të flas pa fund se si zgjohem në mëngjes me emisionin "Wake up", me Ledionin dhe Enon, apo se si Adi Krasta me programin "E diell" më ndriçojnë ditën e diel, apo se si një nga shfaqjet e mia të preferuara, "Portokalli", e ka bërë punën time shumë më të lehtë.
Por, do ta mbyll duke cituar fjalët që iu atribuuan një prej themeluesve më të mëdhenj në Shtetet e Bashkuara të stacionit ABC, David Sarnof. Ai shpesh quhej vizionar, sepse kishte një aftësi të veçantë, që të mund të shikonte të ardhmen. Mendoj që fjala vizionar është fjala më e mirë që përshkruan zotin Hoxha.
Regjisori ka nisur t‘i japë jetë një projekti të mbetur në letër. Në tavolinën e punës, Tan Hoxha kishte lënë një porosi: Një dokumentar për Ismail Kadarenë
Piro Milkani
"Amaneti i Tanit, një dokumentar për Kadarenë"
Piro Milkanit i takon të thotë dy fjalë, ndonëse s‘e takoi kurrë nga afër Tan Hoxhën. Njohjen ia kishte lënë rastësisë. E njohu pikërisht përmes pasionit të madh të tij, medias, atë që ai e ktheu në një pararojë të zhvillimit, në një shembull që paralelet i gjen veç në vendet përtej nesh. Regjisori Piro Milkani, teksa nis të flasë në ceremoninë përkujtimore, s‘e ka të vështirë t‘i rendisë mendimet. "Para gjashtë vitesh, krejt rastësisht, me Gjergj Xhuvanin dhe me producentin francez, Paskal Jodelevic, pata rastin të vizitoj për herë të parë ‘Top Channel‘, televizionin më të ri shqiptar. Duke kaluar në ambientet e tij, studiot e reja, në zyrat e punës, më shumë se çdo njeri tjetër shkëmbeja vështrime me producentin francez. Në përfundim të vizitës ai më pyeti se çfarë mendoja për atë që pashë. Unë i thashë se doja të dija çfarë mendonte dhe ai m‘u përgjigj: ‘M‘u duk sikur nuk isha në Shqipëri‘. Në atë kohë ‘Top Channel‘ ishte vërtet një ishull i Evropës, një Evropë e përparuar, një media moderne, që mua dhe shumë të tjerëve na bëri të ndjehemi krenarë. Sot, ‘Top Channel‘ i themeluar nga Dritan Hoxha është televizioni më popullor, më i dashur, më i shikuar nga të gjithë. Gjithnjë kam dashur ta takoj e t‘i thosha disa fjalë, t‘i shprehja admirimin tim si kineast, si njeri i thjeshtë, si njeri që e ndiqja me shumë dashuri këtë televizion dhe gëzohesha për çdo sukses të tij. Si për koincidencë, dy herë që kam pasur mundësi të jem përballë me të, edhe pse nuk jam i turpshëm në natyrë, e deshi fati që të mos e takoja kurrë", shprehet Milkani. Ndërsa vazhdon të kujtojë, e shpreh hapur se Tan Hoxha nuk ngriti një perandori mediatike, thjesht të tillë. Me sensin pozitiv që e karakterizonte, gjente kohë të përkrahte edhe të tjerët, qofshin këta edhe kineastë. "Kur mbarova filmin tim të fundit dhe pata vështirësi (sepse unë nuk isha si Tani, i përkisja një gjenerate tjetër dhe nuk dija të manovroja si duhet për të realizuar filmin), dikush, ose më shumë se dikush, më tha se këtë problem mund ta zgjidhte Tani. Kam komunikuar me këtë njeri, të cilin sot e kujtojmë të gjithë me admirim dhe dashuri, vetëm përmes sms-ve. Për më shumë se dy vjet ruajta një përgjigje të tij shumë të ngrohtë dhe shumë njerëzore, ku ai më premtonte se do të më ndihmonte. Fati e solli që më vonë problemet financiare dhe teknike u zgjidhën, por më ka mbetur në mendje respekti i tij për të tjerët dhe për punën. Ai nuk ishte vetëm njeriu që ndërtoi një televizion, por diti të krijojë edhe një staf që po vazhdon në frymën e tij. Atë ditë të kaluar, atë të ditë të zezë kur Tani u nda nga ne, edhe ju besoj se nuk keni parë ndonjëherë varrim më madhështor: aq shumë lule u hodhën mbi arkivolin e atij njeriu që u largua prej nesh para pak kohësh. Të nesërmen, edhe mua si shumë të tjerëve më lindi pyetja: Po tani, çfarë do të bëhet me ‘Top Channel‘? Pas një viti, sigurisht edhe shumë më shpejt, e kuptova se ky njeri ishte si një konstruktor i një anijeje transoqeanike që e ndërtoi vetë dhe vendosi ta drejtojë po vetë. Sot e dimë që atë anije ai e lëshoi në det, duke pasur një ekuipazh profesionistësh të shkëlqyer. Edhe pse nuk është, unë them që televizioni ‘Top Channel‘ do të vazhdojë në frymën me të cilën e ka filluar themeluesi i tij, Tan Hoxha". Por ashtu siç e kujtojnë bashkëpunëtorët e tij, Tani nuk ndalej. Projekte të tjera, të tjera ide që duhet të merrnin jetë, gëlonin tek ai. Disa i kishte ende në tavolinën e punës. Piro Milkani, ashtu pa menduar u bë një nga zëdhënësit e amanetit të tij. Një dokumentar për shkrimtarin e madh Ismail Kadare. "Para disa kohësh, bashkëpunëtorët e tij zbuluan një amanet që e kishte lënë në tavolinën e punës: të bëhet një dokumentar për Ismail Kadarenë. U ndjeva i nderuar kur m‘u propozua realizimi i këtij filmi. T‘ju them të vërtetën, duke pasur parasysh amanetin e Tan Hoxhës, edhe pse kam gjysmë shekulli që punoj në kinematografi, kam një ndjenjë frike e mosbesimi si do të dalë ky film. Në këtë punë që tashmë ka filluar me xhirimet e para në Gjirokastër dhe Tiranë, shpesh me të madhin Ismail Kadare bisedojmë dhe kujtojmë atë që ndërtoi Tan Hoxha. Atë perandori mediatike që e shikojnë kudo ku janë shqiptarët nëpër botë. Sado të kalojnë vitet, Tani do të kujtohet për atë gjë të madhe që bëri për të gjithë shqiptarët. Edhe unë e kujtoj me nderim dhe respekt për gjithçka që bëri për mediat shqiptare, për ne, që përmes valëve të televizionit e kemi përnatë në shtëpitë tona. Faleminderit!".
Edmond Leka: Tani, një vrapues i pandalur
Njeriu i biznesit dhe partneri i Dritan Hoxhës, Edmond Leka, nuk mund të mos ishte i pranishëm në këtë përvjetor që ka jetësuar sërish Tanin. Për mikun e tij, Tanin, ai thotë:
"Është një privilegj që në këtë ceremoni përkujtimore për Dritan Hoxhën t‘ju drejtohem si një bashkëpunëtor i tij në biznes. Nga ana tjetër, ndjehem i kënaqur që publikisht të shpreh vlerësimin tim për aspekte të shkëlqyera që kam pasur rastin t‘i njoh duke punuar afër me të. Tani që unë njoha ishte një lider i lindur, një njeri që synonte të ishte i pari, njeri që dinte të ishte vetëm i pari, njeri që nuk kënaqej të ishte vetëm i pari. Një sipërmarrës vizionar e i talentuar. Ai ideoi, krijoi, realizoi në jetë "Lori Caffe", "Top Albania Radio", "Top Channel", "Digitalb". Të gjitha këto janë kompani lider në fushën e tyre, të gjitha këto kapërcyen disa herë realitetin kur ai i krijoi dhe mbetën kështu në kohë. Të gjitha këto janë shndërruar në modele zhvillimi në tregun e tyre, të gjitha janë modele të vlerësuara në Shqipëri dhe jashtë saj. Tani që unë njoha ishte një njeri i dashuruar me punën, i dashuruar me atë që krijonte. Ai nuk ngopej me perfeksionin e asaj që krijonte. Tani i bënte edhe bashkëpunëtorët e tij ta dashuronin ‘krijesën‘ e tyre. Tani nuk kishte punonjës, kishte bashkëpunëtorë që dashuronin punën e tyre po aq sa ai vetë. Tani ishte një shqiptar krenar, një shqiptar që kënaqej kur realizonte një projekt, i pari edhe për Shqipërinë. Ishte integruar në Evropë para vetë Shqipërisë, ishte një shqiptar që kërkonte sukses edhe për Shqipërinë. Tani ishte një shqiptar i cili ka dhënë kontributin e tij që ky vend të respektohet në Evropë dhe u ka dhënë krenari gjithë shqiptarëve në botë që të jenë bashkëkombës të tij. Tani ishte një vrapues i pandalur. Nuk arrinte të gëzonte suksesin e parë të tij. Ai kishte një sfidë tjetër dhe e bëri këtë moto të jetës së tij. Një vrapues i palodhur, që rendte më shpejt se të tjerët. Respekt përjetë për Tan Hoxhën!
Rudina Xhunga: Tani na mësoi të ëndërrojmë
Humbja e Dritan Hoxhës ishte një humbje e madhe për të gjithë median shqiptare dhe sigurisht më shumë për vetë punonjësit e "Top Channel" me të cilët ai komunikonte më shumë si shok sesa si pronar. Disa fjalë në këtë ceremoni i kanë takuar edhe gazetares së emisionit "Shqip", Rudina Xhunga.
"Faleminderit që kam mundësi të them diçka për Tanin dhe "Top Channel" duke ju kërkuar ndjesë për të gjitha emocionet. Mendoja se do t‘i kisha kaluar një vit më parë. Nuk qenka e thënë. Një vit më parë kur fola për Tanin isha shumë e emocionuar. Në fakt, isha më shumë e frikësuar. Për një kohë të gjatë pasi Tani iku më ngjante sikur binte tërmet, teksa isha zgjuar dhe isha në gjumë. Sepse ishte tërmet në jetën e një njeriu që e ka shijuar punën në "Top Media". Ju që punoni në "Top Media" e dini që unë them të vërtetën. Sepse ne në "Top Media" kemi lulet tona kur hyjmë në punë, kemi kafen tonë, muzikën tonë, punën dhe bisedat tona. Ne ndajmë bashkë një oaz në shkretëtirë, ndaj dhe rrimë më shumë me njëri-tjetrin, ndaj kemi qenë edhe më të mirët, sepse ne nuk e kemi pranuar realitetin jashtë këtij oazi, ne nuk kemi mbijetuar me realitetin jashtë këtij oazi, ne e kemi ndryshuar dhe e kemi përmirësuar atë. Kur Tani iku mendova se do t‘i merrte të gjitha me vete këto, prandaj u frikësova. Por gjatë një viti pa të erdhi "E Diella‘, erdhi "Big Brother 2", "Portokallia", surpriza të tjera nga "Fiks Fare", vazhduan lajmet korrekte dhe debatet e paanshme në "Top Channel". Dhe unë nisa të kuptoj përveçse të jem e emocionuar, diçka që Tani ma mësoi pas ikjes së tij, me ikjen e tij: Për njeriun ndonjëherë është fat të ketë në krah njeriun e duhur, të ketë në krah bashkëpunëtorët dhe miqtë e duhur. Por nuk është thjesht fat. Është shumë më tepër. Është talent. Të ndash me ta ëndrrën tënde, t‘i bësh ata të ëndërrojnë në sinkron me ty, ky ishte sekreti i Tanit. Ëndrra e tij vazhdon se ishte edhe ëndrra jonë. Ky ishte sekreti që Tani e ndau me ne dhe ne e ndajmë sot me ju, me ju që do të krijoni oaze të tjera të vogla në këtë Shqipërinë që po jetojmë. Faleminderit Tani!"
Veton Surroi: Tani, paraprijës i Shqipërisë së re
Kosova ishte dhimbja e madhe e Tanit. I rritur me ndjenja patriotike në familjen e tij, ku vuhej një tjetër plagë, ajo e Çamërisë, ai ishte i pari që kuptoi se Kosova nuk ishte larg sa kujtonim. Një nga kontribuuesit e parë të hapjes së shoqërisë kosovare dhe promovimit të vlerave të saj kulturore, shoqërore dhe politike, sot Kosova e kujton atë me dashuri, siç e qau me lot e vaje humbjen e tij, një vit më parë, me solidarizimin e mijëra e mijërave kosovarëve, nga politikanë e deri njerëz të thjeshtë. Në ceremoninë e djeshme ka marrë pjesë edhe një prej miqve të tij më të mëdhenj në Prishtinë, Veton Surroi.
"‘Top Channel‘ jo rrallë është gjendur në presionet e politikës dhe qeverive. Kanë qenë ndërkombëtarët ata, që pa asnjë lloj interesi tjetër, veç vlerësimit objektiv dhe profesional, kanë qenë në vijën e parë të simpatizantëve të "Top Channel" dhe krijuesit të saj, Tanit. Biks Aliu, është drejtori i marrëdhënieve me publikun i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Ai shprehet:
E nderuara Vjollca, të nderuar Keli, Adi, të gjithë miq të zbuluar nga Tani, nga njeriu i cili na lidhi dhe që na solli këtu që të gjithë, jo vetëm ne që jemi fizikisht, por edhe ata që kanë ndjenja pikëllimi. Para pesë vjetësh, do të uleshim në një fshat në Jug të Shqipërisë për një darkë bisede, Tani, unë dhe bashkëpunëtorët. Në atë bisedë kaluam shumë territore; kaluam nga Çamëria në Kosovë, kaluam nga teknologjia në teknologji dixhitale, kaluam nga një formë e të bërit politikë në formën tjetër, kaluam edhe aspekte të ndryshme të shijes së kafesë. Rreth orës 4-5 të mëngjesit kur ajo bisedë vazhdonte akoma, konstatova në kokën time se kisha të bëja me një njeri të pasionit të madh, me një njeri që pasioni e kishte kaluar në delir, ose duhet të ketë qenë diçka e tretë. Tani nuk ndalej as në 5 të mëngjesit dhe priste të kalonim në temën tjetër të radhës që mund të diskutonim. Sot, duke menduar për këtë takim tonin të gjatë(kemi pasur edhe takime të tjera shumë të bukura), kam ardhur në konstatimin se duhet t‘i kesh të tria këto elemente: duhet të jesh po aq pasionant sa ishte Tani për të përcjellë një zhvillim të tillë të biznesit, ai pasion duhet të kalojë ndonjëherë edhe në delir, sepse vetëm me një forcë të tillë mund të shpëtosh shkëmbinjtë, të cilët kanë rrethuar shoqëritë tona për kaq vjet dhe elementi i tretë që e baraspeshon gjithë atë investim emocional që ka pasur është të menduarit dhe të vepruarit jashtë kontekstit. Tan Hoxha nuk ka menduar dhe nuk ka vepruar si të ishte i paragjykuar për të ecur në një shoqëri të tillë, por ka menduar jashtë atij konteksti, duke e zgjeruar duke krijuar një kontekst vetjak. Qoftë në aftësinë e tij për biznes, qoftë në krijimtarinë e vet rreth medias, duke e zgjeruar atë kontekst i ka tejkaluar barrierat për të cilat folëm para 5 vjetësh, por edhe kufizimet që i bëhen një shoqërie në ecjen e saj të parë. Tan Hoxha është jo vetëm pjesë, por pjesë e theksuar e një Shqipërie të re, e një Shqipërie evropiane, e një Shqipërie e cila vetë kërkon të dalë jashtë kontekstit të historisë, kontekstit që e ka paragjykuar deri tani. Faleminderit që na mblodhe, faleminderit për punën tënde!"
Vjollca: Tani është gjallë me veprën e tij
E njohim si bashkëshortja e Tanit, si nëna e katër fëmijëve të mrekullueshëm, si partneri i durueshëm e këshilltari i urtë e i matur, si afaristja e shkathët dhe krijuese. Një vit më parë, asaj i ranë shumë barra të mëdha mbi supe. I përballoi.
Vjollca Hoxha në këtë përvjetor të dhimbjes, por edhe të krenarisë, me forcën dhe besimin e trashëguar nga bashkëshorti, ka ritheksuar vazhdimësinë e ëndrrës që ka marrë udhë dhe nuk mund të ndalet.
"Faleminderit të gjithëve që jeni sot këtu, edhe atyre që nuk mundën të jenë, por që me mendje e zemër janë në këtë takim përkujtimor për Tanin", iu drejtua Vjollca Hoxha të gjithë të pranishmëve, në përvjetorin e parë të fluturimit në një dimension tjetër të Presidentit të "Top Media"-s.
"Edhe pse një vit më pas, ka theksuar zonja Hoxha, ky mbetet një moment i vështirë. Nuk ka qenë e lehtë për të gjithë ne".
Në një refleksion të figurës së njeriut që revolucionarizoi konceptin dhe realitetin mediatik shqiptar, ajo shquan faktin se "dimensioni publik i figurës së Tanit u pa qartë vetëm pas ikjes së tij". Ndërsa ka pohuar se nuk është e lehtë të mbushësh boshllëkun e krijuar, energjinë dhe dimensionet e themeluesit të "Top Media"-s.
Vjollca Hoxha ka vijuar më tej, duke u shprehur se: Kur Tani mbushi dyzet vjet në tetor, iu drejtova të gjithëve, me fjalët "Ëndrra vazhdon". Shtatë muaj më vonë dhe një vit pas ikjes, të gjithë e dimë, e shohim dhe e ndiejmë se kjo është e vërtetë dhe kështu do të jetë gjithmonë. Dhe për këtë i falënderoj shokët dhe miqtë që kanë qenë dhe janë të pranishëm në çdo moment.
Sipas zonjës Hoxha, kjo tregon një meritë tjetër të Tanit. Se ai ishte i aftë të ndante me ne, ëndrrën dhe pasionin e tij. Ndaj ndarja fizike me Tanin, nuk e zbeh ëndrrën e tij.
"Derisa vepra e tij është gjallë, gjallë është edhe Tani. Tani është gjithmonë me ne, jo me mesazhe, por në mendjet dhe shqisat tona", ka përfunduar fjalën e saj, në këtë përvjetor bashkëshortja e themeluesit të "Top Media"-s, Vjollca Hoxha.