Protagonistët, rrëfim përtej spektaklit
Banorët e edicionit të dytë të "Big Brother Albania" u përballën edhe një herë me njëri-tjetrin. Mbrëmë, në një spektakël kushtuar këtij "reality show" që për 100 ditë mbajti para ekranit mijëra spektatorë, protagonistët e shtëpisë më të famshme në vend debatuan rreth kësaj eksperience të jashtëzakonshme në jetët e tyre, e cila u dha popullaritetin e dëshiruar. Prezantuesja Arbana Osmani ka falënderuar sidomos publikun që ka ndjekur në çdo moment dhe ka mbështetur banorët e "Big Brother". Gjatë spektaklit u zbuluan të gjitha prapaskenat, u thanë shumë të vërteta dhe u komentuan ngjarje të ndodhura në shtëpi. Mbrëmjen e djeshme, Qetsorit, fituesit të këtij edicioni të dytë të "Big Brother Albania", iu dorëzua çeku origjinal me shumën prej 50 mijë eurosh, si dhe çelësat e makinës "Mazda". Në vijim, Arjani e Virusi, dy opinionistët e "Big Brother", që kanë ndjekur hap pas hapi çdo zhvillim në shtëpi, por edhe jashtë saj, e komentojnë këtë program të njohur e të suksesshëm kudo ku është aplikuar si një eksperiencë shumë interesante, sidomos për faktin që i kanë vlerësuar banorët për ata që janë. "Shpresoj që ta kem bërë sa më mirë këtë vlerësim", ka thënë Arjan Konomi. Ndërsa Virusi, uron për spektaklin e ardhshëm të "Big Brother Albania", duke shtuar se i mungojnë ditët kur ishin të angazhuar me këtë spektakël.
Ndërkaq, protagonistët e "Big Brother", të pranishëm në studio, kanë komentuar këtë eksperiencë unike. "Kjo javë ka qenë e veçantë, një fillim i ri, ndryshim i ri. Jashtë shtëpisë, në fillim isha si e hutuar. Tani na njohin dhe na duan. Më në fund na u dha mundësia të rrinim lirshëm, pa praninë e kamerave", ka thënë Adela. "Edhe për mua ka qenë një javë e bukur. Unë prisja famë, por kaq shumë, më trembi pak. Gjithsesi jam shumë i kënaqur", u shpreh Bjordi. Ndërsa për Adin kjo javë ka qenë tepër emocionuese. "Kam kuptuar se takimet me njerëzit ishin më të rëndësishme se sa çmimi prej 70 mijë eurosh".
Qetsori dhe fama përtej Adriatikut
Por protagonisti i vërtetë i mbrëmjes së djeshme në "Top Channel" ishte sigurisht fituesi i edicionit të dytë të "Big Brother", Qetsor Ferunaj, i cili është mirëpritur me shumë entuziazëm nga një grup i madh njerëzish, shoqëruar nën tingujt e këngës "Vincero" ("Do të fitoj"). Megjithatë, pas fitores ai është larguar menjëherë në Itali për motive personale, për rinovimin e lejes së qëndrimit në Itali. Tashmë është i njohur fakti se edhe atje ai është intervistuar prej mediave italiane. Ai ka dhënë edhe një intervistë për gazetën "Messaggero". Qetsori ka rrëfyer se në të vërtetë nuk e priste këtë mikpritje dhe këtë dashamirësi të cilën e ka gjetur kudo ku ka shkuar. Për sa i përket Qetsorit, gjatë mbrëmjes së djeshme është komentuar edhe fakti që ai në 14 javë ka shkuar në kandidim për 12 herë. Pra, thuajse çdo javë ai ka përjetuar ethet e eliminimit. Sori i ka komentuar në studio këto emocione, por edhe faktin se pasi kanë dalë të gjithë banorët, edhe ata që e kanë kandiduar, kanë bërë tifo për fitoren e tij.
Audicionet, fillimi i aventurës
Për publikun në studio dhe për spektatorët nga shtëpia mbrëmë u shfaqën gjithashtu edhe imazhe prej audicioneve dhe përzgjedhjes së banorëve të edicionit të dytë të "Big Brother Albania". Kjo përvojë e nisur tre muaj më parë ka qenë kaq shumë e ngjeshur me ngjarje, aq sa dita e audicionit në të vërtetë duket një kujtim i largët. "Para se të hyja, gjatë audicioneve, jam ndeshur me Sorin dhe kisha bindjen se do e kisha në shtëpi. Nuk e prisja që do hyja, ishte surprizë", ka thënë Bika. Ndërsa Moza ka thënë se i prisja të gjitha karakteret brenda shtëpisë. "Unë prisja edhe një mashkull nga Kosova në ‘Big Brother‘. Mendoja se do të isha e vetmja femër nga Kosova. Familja ime e ka pritur shumë mirë që konkurrova. Më kanë mbështetur, por nuk e prisja as vetë që do të hyja në shtëpi", u shpreh Lirita. "Unë prisja të gjeja karaktere të ndryshme, prisja që të surprizohesha. Nuk i kisha menduar gjërat që do të ndodhnin më vonë. Unë kisha hyrë me një ide të qartë: Të jetoja ditët aty brenda. Nuk e kanë aprovuar të gjithë dëshirën për të qenë në ‘Big Brother‘. Kam këmbëngulur fort për të hyrë", tha Adela, e cila ka shtuar se i kishte thuajse të gjithë kundër prezencës së saj në shtëpinë më të famshme në vend.
Arjoni dhe Anjeza, përfundon lidhja jashtë shtëpisë
Spektakli ka vijuar më tej, duke komentuar një tjetër banor i cili ka lënë shenjë në këtë "Big Brother". Bëhet fjalë për Arjonin, i cili me bukurinë e tij ka bërë për vete jo vetëm publikun, por edhe banorët brenda shtëpisë, vajzat më shumë. Ai ka qenë i përkëdheluri i tyre. Marrëdhënia e tij me Zhuljetën, simpatia për Mimozën, ajo me Mesidën dhe përfundimi me Anjezën, ka qenë pjesë e diskutimeve natën e mbrëmshme. "Me Zhuljetën kishte miqësi, Mimoza, nuk më pëlqente mua si djalë, ndërsa me Mesidën nuk ndodhi asgjë, sepse nuk do të kishte vijim", ka thënë Arjoni, ndërsa së bashku me Anjezën kanë thënë se historia mes tyre ka qenë e bukur aq sa zgjati brenda shtëpisë, jashtë realiteti është ndryshe, duke nënkuptuar se historia e tyre ka marrë fund.
Diskutimet në "Top-Show"-n e "Big Brother"
Spektakli ka vijuar më tej me të tjera diskutime. Pjesë e tyre ka qenë edhe një prej aktiviteteve tipike të mbrëmjeve të banorëve, që në fakt është pëlqyer tepër edhe prej publikut, një aktivitet që i ka ndihmuar shumë edhe në përballjen me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë pikërisht për ndërtimin dhe përshtatjen e një programi brenda shtëpisë, një "Top-Show" të vërtetë, i cili çdo mbrëmje drejtohej nga një banor i ndryshëm. Temat e diskutuara kanë qenë mjaft interesante. Por në kundërshtim nga "Top-Show", banorët janë përballur ndryshe me provën e unanimitetit, ku duhet të tregonin aftësinë e tyre për të qëndruar së bashku, për të kaluar kështu me sukses, një diskutim të vështirë strategjie, kur Vëllai i Madh i vuri në provë. Arbana ka kujtuar se Dritani i dha mjaft rëndësi provës dhe u nxeh shumë kur nuk arritën ta shihnin atë në këndvështrimin e duhur. Ari e la diskutimin në mes, e shkoi në dhomën e gjumit, ndërsa Qetsori votoi i pari... Banorët kanë parapëlqyer të mos e fitonte askush çmimin, në vend që ta fitonte të paktën njëri prej tyre. Arbana u ka thënë protagonistëve të mbrëmjes së djeshme se edhe pse provën e unanimitetit nuk e kanë kaluar me sukses, duke u ndarë në grupe, të tjerat i kanë kaluar me sukses, duke e zbavitur vërtet publikun.
Adela dhe Bjordi, të vërtetat e lidhjes
E nuk mund të mungonte edhe një diskutim për dy të dashuruarit e edicionit të dytë të "Big Brother Albania", për lidhjen tepër të diskutuar mes Adelës dhe Bjordit. U shfaq mbrëmë një klip me zanafillën e këtij raporti mes dy të rinjve, ndërsa u fol edhe për kohën kur ata nisën ta pëlqenin vërtet njëri-tjetrin. Është komentuar edhe kandidimi i Bjordit prej Adelës, e cila më pas nxori një justifikim "hipokrit" për këtë zgjedhje. Adela është përgjigjur mbi shumë pyetje, mes të cilave edhe pse ka qenë konfuze gjatë gjithë kohës dhe cila ka qenë arsyeja, sipas saj, që i ka çuar deri në finale? Ajo është përballur edhe me konkurrentët e tjerë, duke komentuar edhe lojën e Kupidos, më saktë një përgjigje që nuk përkonte mirë: atë mbi puthjen e parë që kanë dhënë Adela e Bjordi. Një tjetër pikë për të cilën u fol në lidhje me Adelajdën, ka qenë edhe mbi mesazhin social që ajo ka transmetuar gjatë gjithë kohës në lidhje me paragjykimet, ndërsa janë lexuar e komentuar edhe disa prej artikujve të shkruar në shtypin e përditshëm.
Banorët dhe letrat e fansave
Arbana u ka komunikuar banorëve se në redaksinë e programit kanë mbërritur edhe një numër i konsiderueshëm letrash, të cilat tregojnë dashamirësi e vlerësim për banorët. Ajo thotë se fillimisht kishin menduar që këto letra të mos i lexonin, por më pas, Vëllai i Madh ka ndryshuar mendim e tashmë këto letra u janë dorëzuar banorëve te të cilët ishin adresuar. Duke respektuar anonimitetin e dërguesve, dje u është dorëzuar Adelës e Bjordit një bluzë, e më pas është lexuar edhe një letër. Pak më vonë u dorëzohen banorëve dhuratat e dy fanseve të vogla. Edhe për Qetsorin, fituesin e "Big Brother 2", është lexuar një letër, të cilën vetë Sori ka kërkuar të lexohej, si një falënderim për të gjithë ata që kanë dashur ta shohin fitues.
Aventura e Adit
Tashmë, të gjithë e dinë se brenda shtëpisë së "Big Brother", Adi, 40-vjeçari nga Tirana, kishte lidhur një miqësi shumë të ngushtë me Bjordin e Adelën, grup ky i cili i çoi të tre në finale. Dje ai ka folur se ia ka dalë mbanë të arrinte fitoren e tij personale, duke qenë se hyri në "Big Brother" për të arritur përsosjen e imazhit të tij. Edhe raporti i tij i ngushtë me Junën, por edhe me Arin, nuk është lënë pa komentuar gjatë natës së mbrëmshme.
Banorët festojnë me dhuratat
Një shishe verë nga "Vini & Food" u është dhuruar dje secilit prej banorëve të shtëpisë së "Big Brother", dhuratë e cila është shoqëruar edhe me një klip, duke qenë se ata në shumë raste së bashku në shtëpinë më të famshme në vend kanë bërë gëzuar me produktet e "Vini & Food". Ndërkaq, një tjetër surprizë e bukur është realizuar për banorët prej "Swatch Albania". Secilit prej konkurrentëve u është dhuruar nga një orë e markës "Swatch". Atyre u është dhënë mundësia ta zgjedhin vetë atë në dyqanet "Swatch", të cilat ndodhen në Qendrën Metropol, ose në dyqanin në QTU. Por aventura për ta nuk ka përfunduar këtu. Falë famës së dhuruar prej "Big Brother", tashmë Qetsori e Dritani do të hyjnë në politikë. Arbana ka shtuar se pavarësisht se kjo është një zgjedhje e tyre dhe nuk lidhet me programin, është e qartë se ky "reality show" u fali atyre popullaritetin e nevojshëm. Mbrëmja ka vijuar më tej me një tjetër surprizë. Arbana u ka komunikuar atyre se "Alba-Trans", operatori i parë privat i transportit publik në Shqipëri, i cili mbulon edhe linjat e transportit me Greqinë dhe Italinë, u ka ofruar atyre një udhëtim nëpër të gjitha qytetet e jugut të Shqipërisë, si dhe një udhëtim në Prishtinë. Ajo ka vijuar më tej, duke shtuar se surprizat nuk përfundojnë me kaq. Oferta të tjera do të ketë për konkurrentët e edicionit të dytë të "Big Brother", të cilat do të tregohen më vonë. Duke kujtuar se së shpejti fillojnë audicionet për edicionin e ardhshëm të "Big Brother", e duke kujtuar se të interesuarit mund t‘i gjejnë informacionet në faqen e internetit të "Top Channel", Arbana ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndjekur "Big Brother" dhe televizionin kombëtar "Top Channel", që mundësoi realizimin e këtij "reality show". Arbana ka përshëndetur, duke lënë takim për vitin e ardhshëm.