E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ky vogëlush nuk vlen as 15 mln euro

Santos ka marrë një goditje të papritur ndërsa po vazhdon të shpresoj se me shitjen e Neymarit do të marr rreth 50 milionë euro. Ndër skuadrat qe është më afër transferimit të tij është Real Madrid, ndërsa pikërisht presidenti i kësaj skuadre Florentin Perez, ka deklaruar se ky lojtar nuk vlen as 15 milionë e jo 45 sa po kërkon Santos.

Perez këtë deklaratë e dha pasi pa me vëmendje ndeshjen Brazil – Venezuelë ku Neymar për asnjë moment nuk tregoi se vlen 45 milionë euro.
“Ky vogëlush, Neymar, nuk vlen as 15 milionë e lërë më 45 sa kërkohen nga ne”, ka thënë presidenti i Realit.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›