Maqedoni, masa nëse nuk hiqen posterat zgjedhore

Partitë politike ne Maqedoni, do të përballen me sanksione në rast se nuk heqin materialet propagandistike të shfrytëzuara gjatë fushatës zgjedhore.
Sipas Kodit zgjedhor, partitë politike kanë pasur afat deri të martën që të heqin bilbordet dhe materialet e tjera zgjedhore, në rast të kundërt ato do të përballen me dënime dhe sanksione ligjore.
Në rast se organizatorët apo partitë nuk tërheqin bilbordet 30 ditë pas zgjedhjeve, atëherë do të përballen me dënime prej 500 deri në 2.000 euro.