Vendorët, aksion për pastrimin e territoreve bregdetare
01/06/2010 Marrin pjesë dhe vullnetarë. Brezi i rërës i shkatërruar nga reshjet dhe bunkerët
Pak ditë para çeljes zyrtare të sezonit turistik, njësitë vendore që kanë nën administrim zonat e plazhit në rrethin e Fierit, po vazhdojnë punën për shndërrimin e fytyrës së plazheve dhe krijimin e një infrastrukture normale. Në dy plazhet më të mëdha, atë të Semanit dhe Darëzezës, por edhe në plazhet e Libofshës dhe Pishporos janë organizuar brigadat e pastrimit të plazhit.
Pastrimi
“Ne si komunë kemi ngritur një brigadë që po pastron jo vetëm zonën e rërës, por edhe brezin e pyllit me pisha disa dhjetëra vjeçare që shërbejnë si vendpushim për plazhistët”, tha kryetari i komunës, Sotir Zarka. Sipas Zarkës, dimri i sivjetshëm i la plazhit si trashëgimi një ndotje më të shtuar. “Reshjet e stërzgjatura dhe moti i keq ishin shkatërrimtare për mjedisin e plazhit të Semanit, shto këtu edhe bunkerët e ushtrisë që vazhdojnë të kafshojnë dhe nxijnë bukurinë e këtij plazhi”, tha Zarka. Sipas Zarkës, aksionit për pastrimin e plazhit u janë bashkangjitur dhe fëmijët dhe të rinjtë e shkollave si dhe qendra rinore “Epoka e Re”. “Jemi në përfundim të fazës zbatuese të programit për plazhin. Këtë vit është ulur shkalla e ndotjes së hidrokarbureve. Është përmirësuar infrastruktura rrugore. Mjedisi do të ofrojë më shumë higjienë e pastërti. Shërbimet do të jenë më cilësore dhe jemi në pritje të çlirimit të plazhit, nga qendrat e zjarrit”, tha Zarka. Për kryekomunarin e Ndërmënasit, Fadil Selaci, situata është edhe më e mirë. Duket se ai e ka vënë punën përpara. Ndryshimi në panoramën mjedisore, si dhe në infrastrukturën e përgjithshme është më e dukshme. Arteria rrugore që lidh rrugën nacionale Fier-Seman me plazhin e Darëzezës është investimi më i rëndësishëm që do ta shndërrojë plazhin këtë vit në një magnet të fuqishëm për thithjen e turizmit. “Qysh në fillim të pranverës ne hartuam një plan të posaçëm për përmirësimin e kushteve në plazhin e Darëzesës. Ne jemi në fazën përfundimtare të zbatimit të këtij plani dhe pothuajse gjithçka është gati për çeljen zyrtare të sezonit, pasi frekuentuesit e parë e kanë shijuar tashmë fytyrën e re të plazhit”, tha Selaci. Rrethi i Fierit ka rreth 42 km vijë bregdetare ku spikatin plazhi i Semanit, Darëzezës, Pish-Poros, Libofshës, Godullës etj. Dy plazhet kryesore ai i Semanit dhe ai i Darëzezës ndodhen në perëndim të qytetit të Fierit me largësi pothuajse të barabartë, përkatësisht 17 dhe 18 km. Rruga gjarpëron në pafundësinë e fushave dhe në distancën rreth 3 km larg vijës së plazhit mes masivëve pyjor me pisha të zeza.