LAZËR FILIPI. Pas Bonopardit dhe Leninit, te telenovela e re në Vizion Plus
Aktori 88-vjeçar rrëfen emocionet e skenës dhe planet për të ardhmen në intervistën ekskluzive për gazetën “Albania”
Petrika GROSI
Për moshën që ka është me të vërtetë për t’u pasur zili, pasi aktivizimet e shumta skenike nuk i mungojnë, qofshin ato si aktor, apo edhe si regjisor. Është ndër të paktët aktorë të moshuar që vazhdojnë të jetojnë e të punojnë me zell, pasion dhe energji të pamatshme. Ai ka luajtur bashkë me legjenda të skenës, si Kadri Roshi apo edhe mjaft emra të tjerë. E kemi fjalën për sozinë shqiptare të Leninit, aktorin e mirënjohur Lazër Filipi, i cili sot vjen në një intervistë ekskluzive për gazetën “Albania” dhe rrëfen që nga emocionet e roleve të mëdha, planet për të ardhmen, e deri te projektet e së tashmes. Ndër të rejat, lajmi më interesant është roli i tij i ri si protagonist në një telenovelë, e cila kohët e fundit ka nisur prodhimin nga televizioni “Vizion Plus”, nën drejtimin e një regjisori grek.
Lazër, ç’është ky rol i ri që do të merrni së fundi?
Pasi dhamë premierën e filmit “Ne dhe Lenini” më erdhi një ofertë e papritur nga një regjisor grek, që po bën një telenovelë mbi ngjarjet në Shqipëri. Ngjarjet e kësaj telenovele gërshetohen në një kafene, pronari i së cilës jam unë (personazhi). Të them të drejtën u gëzova për këtë rol sepse më përshtatet për moshën, dramaticitetin... Bëhet fjalë për një burrë të moshuar, i cili ka pasur një fatkeqësi në jetën e tij kur ishte fëmijë. U mbyt në ujë dhe e shpëtuan. Pikërisht njeriu që i shpëtoi atëherë jetën tani kërkon që t’ia marrë atë. Në fakt ai kërkon që t’i marrë kafenenë, por kjo kafene është vetë jeta për këtë njeri. Edhe Bert Ndrenika ka një rol të bukur shumë, gjithashtu një rol kryesor ka Shpresa Bregu, ndërsa vajzën time e interpreton një aktore e re, e talentuar, Oriana Cana. Pastaj janë edhe role të tjera, kategori njerëzish të ndryshëm, të cilët venë nga venë dhe përplasen të gjithë në kafenenë time.
Çfarë planesh të tjera keni?
Një dramë për Nënë Terezën, humanizmin dhe përkushtimin e saj për të ndihmuar të varfrit dhe fëmijët. Mesazhet e dramës janë fort aktuale dhe transmeton mbi të gjitha humanizëm.
Pas 50 vitesh luajtët Leninin sërish në një film. Si e përjetuat?
Të paktë janë njerëzit në historinë e filmit dhe teatrit që një rol të cilin e kanë luajtur para 50 vitesh ta riluajnë sërish. Si ia kam arritur kësaj? Falë aftësisë profesionale, por edhe shëndetit të mirë. Të arrish të bësh një rol të tillë nuk është e lehtë. Mendoj se më ka ndihmuar regjimi artistik, që gjithmonë e kam mbajtur në jetë. Pastaj lëvizja më mban gjallë. Nuk rri dot i mbyllur në një vend dhe nuk e konceptoj dot pensionin. Sa i takon Leninit, ndryshimi sot me para 50 vitesh është se nëse atë kohë kam vënë paruke e kam bërë grim, tani s’kam më nevojë, pasi jam origjinal. (Qesh)
Si e zbërthyet Leninin?
Kam parë shumë material. Kam parë Leninin e vërtetë, sikundër dhe Leninin të interpretuar nga artistë të ndryshëm. Veç kësaj kam lexuar shumë për të. Jam përpjekur të hyj në botën e Leninit duke qenë i ngarkuar me problemet e tij në dramë si elektrifikimi apo vlerësimi i inteligjencës së vjetër dhe qëndrimi i tij ndaj dashurisë.
Ju keni luajtur edhe rolin e një figure tjetër historike, si Napoleon Bonopardi... ǒmund të na tregoni rreth kësaj?
Aleksandër Moisiu ka shkruar një dramë të madhe për Napoleonin. Në atë kohë ai zhvillonte turne me Ansamblin e Berlinit në gjithë botën. Në atë kohë i ishte mbushur mendja që të shkruante një dramë dhe kur shkoi në Francë me ansamblin berlinez vizitoi edhe muzeun e Bonopardit, ku mes kolegëve të vet tha: “E gjeta temën e dramës që doja të shkruaja”. Kjo dramë trajton ditët e fundit të Napoleonin në ishullin e Shën Elenës, ku u internua për 5 vjet, derisa vdiq. Me këtë pjesë dy-tri vjet, që e solla në një formë për ta shfaqur, në mënyrë që të dalë mirë. Drama ka një histori të veçantë; ajo nisi të shkruhej në vitin ’18 dhe u vu në skenë më ‘32-’34-n. Me ardhjen në fuqi të nazistëve vepra u ndalua dhe u zhduk fare nga qarkullimi. Pas Luftës II Botërore, në një muze të Këlnit u gjend rastësisht një tekst i shkruar me dorë, që e kishte dorëzuar një aktor. Ekziston mundësia që së shpejti këtë dramë ta vëmë për të përuruar teatrin e ri të Kavajës.
Projekte të tjera?
Kohët e fundit kam shkruar një dramë të bukur shumë, që titullohet “Dashuria që u mbijetoi flakëve”. Është një dramë që trajton tragjedinë dhe mbijetesën e shqiptarëve në luftën me serbët. Besoj që së shpejti do të miratohet si projekt nga Ministria dhe do të realizohet këtu edhe në Kosovë. Gjithashtu, kemi në plan një shfaqje ku do të interpretoj poezi të Lasgush Poradecit.
Edhe sa mendoni se do t’i rezistoni skenës?
Tani kam mbushur 88 vjet, por mendoj se do të rezistoj edhe nja tre a katër vjet, po të jem i gjallë...
16 Mars 2009