E Shtunë, 31 Tetor 2026

LB: Ekstremizmi i VV-së në shërbim të PDK-së

Lëvizja për Bashkim ka reaguar kundër protestës dhe mënyrës së kundërshtimit të marrëveshjes nga Lëvizja Vetëvendosje. Sipas tyte, pasojat e kësaj marrëveshjeje Kosova, qytetarët e saj dhe mbarë populli shqiptar do t’i vuaj për një kohë të gjatë.

“Fajtori kryesor për këtë marrëveshje të dëmshme është padyshim Qeveria e Kosovës dhe Kryeministri Hashim Thaçi, por atij dhe Qeverisë së Kosovës i ndihmoi jashtëzakonisht shumë Lëvizja Vetëvendosje”, thuhet në komunikatën e LB-së.
Ata kanë shtuar se VV-së dhe PDK-së e ka dominuar çdo zë të arsyeshëm dhe e ka ndihmuar Hashim Thaçin që pa u negociuar çështjet të nënshkruhen marrëveshjet dhe po nga kjo zhurmë ratifikimi i marrëveshjeje së Brukselit është bërë me lehtësi të madhe dhe madje edhe duke ua mohuar deputetëve mundësinë të votojnë kundër saj

“Që nga fillimi i bisedimeve që sollën këtë marrëveshje, nga zhurma e ekstremizmi i qëllimshëm i VV-së dhe kundërpërgjigjet e PDK-së, shoqëria shqiptare nuk ka arritur të zhvillojë asnjë debat të mirëfilltë për këto bisedime, për temat që duhet të negociohen e as për zgjidhjet e pranueshme të problemeve të cilat e mundojnë Kosovën dhe shqiptarët. Protagonizmi i krijuar artificialisht nga Lëvizja Vetëvendosje, më tepër përmes skandaleve sesa përmes përpjekjeve racionale, si në Kuvend ashtu edhe jashtë tij, ka bërë që opinioni më shumë të merret me këto skandale dhe sulme midis këtyre dy subjekteve, se sa me situatat me të cilat po ballafaqohet ai”, thuhet më tej në komunikatë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›