E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekiraqa doli para drejtësisë në Dubravë

Të rrezikshmit, Enver Sekiraqa dhe Rrahim Abdullahu, po e gjykohen në Burgun e Dubravës.

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur procesi gjyqësorë ndajë Enver Sekiraqes. Seancën e ka drejtuar gjyqtari, Vesel Ismajli. Sekiraqa po gjykohet për sulm ndaj personit zyrtarë

Që gjyqi tash e tutje do të mbahet në Dubravë. Ketë e vendim e kanë marrë institucionet e drejtësisë për shkak të shkallës së lartë të rrezikshmërisë.

Me 24 prill të këtij viti, Sekiraqa e Abdullahu ishin sjellë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë nën masa të rrepta sigurie.

Ndryshe, Sekiqara ishte dorëzuar vullnetarisht në EULEX me 28 shtator të vitit të kaluar. Ai kërkohej në bazë të një fletëarresti të lëshuar në shkurt të vitit 2008 në lidhje me akuzat për përfshirje në vrasjen e oficerit të policisë Triumf Riza.

Sekiraqa aktualisht është në vuajte të dënimin prej dy vjetësh burg për veprën penale të kërcënimit dhe pengimit të personave zyrtarë gjatë përmbushjes së detyrës./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›