E Diel, 1 Nëntor 2026

Ymeri: Marrëveshjen e bënë të mundur servilët e Thaçit dhe partia e reketit

Lëvizja Vetëvendosje ka folur sërish pë problemet që sipas tyre paraqet marrëveshja e Brukseli. Në një konferencë u paraqitën problemet që burojnë nga projektligji për amnistinë nëpërmjet të cilit Qeveria dhe Hashim Thaçi në emër “mbështetjes” ndërkombëtare për marrëveshjen, së pari po amniston kriminelët e struktura të Beogradit dhe së dyti, heshturazi po tenton të krijojë hapësirë për të amnistuar të gjithë të korruptuarit e vet që tashmë kanë marrë dënim. Çështja tjetër e paraqitur ishte ajo e transferimit antikushtetues të buxhetit të Kosovës tek Fondi për veriun si dhe pozicioni ndihmues për këto dëme nga ana e dy subjekteve politike AAK dhe LDK.

Sipas Ymerit me ligjin për amnistri po amnistohet një grup nga ndjekja penale, po amnistohen ata që tashmë janë duke u hetuar dhe po amnistohen ata që tashmë e kanë marr dënimin “Për shembull, edhe Xhabir Zharku do të ketë të drejtë të aplikojë për amnisti tani, i cili e ka dënimin dhe i ka ikur vuajtjes së tij. Edhe Xhabirat e tjerë, që është plot PDK-ja me ta, plot LDK-ja me ta, plot AAK-ja me ta, do të mund të amnistohen”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për emërimin e Gjuriçit si komandant policie. "Efekti i parë paraprak ishte emërimi i komandantit rajonal Nenad Gjuriç, një polici që i kishte shërbyer me zell edhe Millosheviçit dhe klikës së tij të dhunshme e aparatit të tij të dhunshëm shtetëror, e po ashtu edhe Veselinoviçit, pra një kontrabandisti tash shumë të njohur që e ka dëmtuar rëndë edhe ekonominë edhe shtetin e Kosovës.

Sekretari Organizativ të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj,ka folur edhe për partinë e Ramush Haradinajt duke thënë se iu qet haraç çdo biznesi dhe çdo qytetari në Dukagjin.

"AAK është subjekti politik i cili të paktën në komunat që qeverisë në Dukagjin i qet çdo qytetari dhe çdo biznesi haraç, është subjekti i cili është i lidhur drejtpërdrejt me fajdetë të cilat i ipen qytetarëve edhe e rrezikojnë jetën e tyre në dukagjin, dhe është subjekti i cili drejtuesit e tyre, që nga kryetari e te poshtë që janë me miliona pasuri asnjëherë nuk kanë pasë guximin dhe mundësinë me deklaru se cila është prejardhja e kësaj pasurie”, ka thënë Molliqaj.

“Deklarimet e fundit të subjektit të AAK-së që veprimet e Vetëvendosjes ja kanë qitë hijen e zezë, mendoj që janë të shpërfillshme duke pas parasysh që AAK-ja është subjekti politik i cili krerët e saj janë të lidhur drejtpërdrejt me figurat e krimit të organizuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon", ka shtuar ai.

Molliqaj ka kritikuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, për gatishmërinë e këtij subjekti për të ratifikuar marrëveshjen, e që sipas tij, ky subjekt ka qenë kundër qysh në fillim të procesit të dialogut. Për Molliqajn, këto dy subjekte kanë mbështetur marrëveshjen më qëllim të afrimit me partinë në pushtet për ndonjë mandat të ardhshëm.

Ndërkaq kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se efekti i menjëhershëm i marrëveshjes është ligji për amnistinë, përmes të cilit po amnistohen strukturat ilegale të Serbisë, të cilat janë instaluar në Kosovës. Sipas tij, po amnistohet një grup nga ndjekja penale, pa u nisur procedura paraprake e hetimit të tyre e identifikimit të krimit, identifikimit të kriminelit, dëbimit të kriminelit, dhe më pastaj amnistia pas një kohe të vuajtjes së dënimit.

Ndërkaq, sa i përket sulmit ndaj ambasadores së Shteteve të Amerikës, Tracey Jacobson, ata vazhdojnë ta mohojnë, duke thënë se përgjegjësia duhet kërkohet tek organet e sigurisë, të cilët po e përcjellin atë së bashku me disa deputetë të tjerë. Ndërsa duke ju referuar partive mbështetëse për ratifikim të marrëveshjes, Vetëvendosje, AAK-në e paraqesin si subjekt kriminel dhe shumë i njohur për këtë në rajonin e Dukagjinit./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›