Për “shpenzime të tjera” të qeverisë, 18 milionë euro

Prishtinë, 6 gusht - Jo të gjitha shpenzimet e institucioneve buxhetore të Kosovës kanë destinacion të njohur. Për miliona euro shpenzime ndodh të ketë vetëm një kod me emër “shpenzime të tjera”, për të cilat nuk jepet kurrfarë sqarimi se për çfarë shpenzimesh bëhet fjalë. “Shpenzimet e tjera” kapin shumën e përgjithshme prej hiç më pak se 18.1 milionë euro, apo rreth 5 milionë euro më shumë sesa që ishin shpenzuar në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan Zëri.
Institucionet e Kosovës kanë rritur shpenzimet e udhëtimit, telekomunikimit, pavarësisht premtimeve të kryeministrit Hashim Thaçi në fillim të mandatit të tij se do të ketë ulje të këtyre shpenzimeve. Deri në qershor 2010 shpenzimet e udhëtimit kanë arritur shumën rreth 3 milionë euro, apo 1 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Shpenzimet e telekomunikimit kanë arritur 1 milionë e 625 mijë euro, apo 7 mijë euro më shumë se vitin e kaluar. Për derivate janë shpenzuar rreth 8.2 milionë euro, 200 mijë euro më shumë se vitin e kaluar, etj.