E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDD: Koalicion me LDK-në po, bashkim jo

Lidhja Demokratike e Dardanisë kërkon koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por e përjashton mundësinë e bashkimit të këtyre dy partive. Në LDK, në anën tjetër, e mirëpresin ofertën e LDD-së, por më shumë parapëlqejnë bashkimin.

Në trevjetorin e themelimit të saj, Lidhja Demokratike e Dardanisë, ia ka përsëritur ftesën për koalicion parazgjedhor Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga e cila u nda në kuvendin zgjedhor të 2006-ës.

Në LDK thonë se këtë ofertë e kanë pritur me dashamirësi, por ata parapëlqejnë shkrirjen e dy partive në një.

Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, hedh poshtë tezën e bashkimit.

"Unë mendoj se kjo tezë nuk është e dashamirëve të LDD-së, as LDK-në, sepse kërkojnë që një fëmijë mirë i synuar, të lindë për tre muaj. Nuk jetojnë me realitetin, por në koncept i kanë vetëm interesat personale, materiale dhe të pozitave të caktuara", tha Daci.

Para ftesës zyrtare që Nexhat Daci i ka bërë LDK-së, ka pasur zëra që kërkonin bashkimin, si nga njëra, ashtu edhe nga partia tjetër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›