E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohet kërkesa, rritet çmimi naftës

çmimi naftës në vendin tonë pëson rritje ndërkohë që edhe në botë kjo javë u mbyll me një rritje prej 5 përqind të naftës në botë. Pavarësisht se të premten një fuçi naftë u shkëmbye me më pak se 75 dollarë vihet re se gjatë javës ajo pati një rritje të ndjeshme të çmimit. Ndërsa çmimi i naftës në vendin tonë nga 128 lekë ka shkuar në 135 lekë. Arsyeja mendohet sipas specialistëve se mund të jetë rritja e kërkesës nga konsumatorët duke qenë se jemi në një stinë të ftohtë. Nafta në vendin tonë ka pasur një çmim mjaft të qendrueshëm për një kohë të gjatë dhe kjo është rritja e parë pas disa muajve. Ndërkohë rritja e çmimit në botë shpjegohet me faktin e rritjes së vlerës së dollarit amerikan kundrejt monedhës europiane duke qenë se dollari është monedha në të cilën kryhet shkëmbimi i naftë. Specialistët e shohin këtë rritje të çmimit dhe në një aspekt pozitiv pasi sipas tyre kjo tregon që ekonomia amerikane po rimëkëmbet dhe kjo po ndikon edhe në çmimin e naftës në përgjithësi. Por një tjetër faktor për rritjen e çmimit janë edhe stuhitë e dëborës në Amerikë të cilat kanë rritur kërkesën për ngrohje dhe si rezultat i një parashikimi omptimist sipas të cilit viti 2010 do të ketë më tepër nevojë për naftë. Ndërkohë që ende nuk kanë dalë parashikimet për javën e ardhshme dhe kjo për shkak të stuhive të dëborës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›