Sunderland, pas Owenit

Nga Express më 16 janar 2011 në ora 19:03
Menaxheri i Sunderlandit, Steve Bruce, është i interesuar për transferimin e sulmuesit veteran të Manchester Unitedit, Michael Owen, ka njoftuar të dielën The Sunday Mirror.
Owen nuk zë vend në formacionin bazë të Djajve të Kuq dhe ka luajtur vetëm nëntë ndeshje për pesë muaj e gjysmë në Old Trafford, por Bruce thuhet se është i gatshëm t’i ofrojë paraqitje të vazhdueshme në Stadium of Light.
Se ku do të aktivizohej Owen në formacionin e Sunderlandit, mbetet një enigmë pasi Bruce ka në dispozicion përforcimin rekord Asamoah Gyan dhe reprezentuesin anglez Darren Bent.