LDK: Autostrada Durrës-Prishtinë të quhet I. Rugova
Prishtinë- Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që autostrada që lidh Kosovën dhe Shqipërinë, të quhet Ibrahim Rugova. Kjo u bë e ditur në konferencën me gazetarë të premten nga sekretari i LDK-së, Ramë Manaj. Ai tha se kjo autostradë, e meriton emrin “Ibrahim Rugova”, pasi presidenti i ndjerë, sipas tij, ka qenë ideator i kësaj lidhjeje.
“Ne do t’i inkurajonim qytetarët e të dy vendeve tona, si dhe qeveritë e tyre, që të mësohen me kuptimin simbolik të emërtimit të kësaj autostrade ‘Autostrada dr. Ibrahim Rugova’-ka deklaruar Manaj. Në këtë konferencë Lidhja Demokratike e Kosovës, ka përgëzuar Shqipërisë dhe Kroacisë, për anëtarësimin në NATO.