Gruevski: Zgjedhjet, të tregojnë perspektivë evropiane
ShkupKryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në një deklaratë me shkrim apeloi për një proces të lirë dhe demokratik edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve. Qytetarë të nderuar të Republikës së Maqedonisë, Para nesh është cikli i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe lokale në shtetin tonë. Cikël zgjedhor i cili është posaçërisht i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë dhe zhvillimin e saj të mëtutjeshëm demokratik. Cikël zgjedhor që duhet ti vërtetojë perspektivat evropiane dhe euro-atlantike të shtetit tonë.Në këtë moment, interesi dhe prioriteti i jonë më i madh shtetërorë është që zgjedhjet të kalojnë në atmosferë të qetë, fer dhe demokratike”, theksoi Grevski.
Ai tha se shteti dhe institucionet shtetërore do të bëjnë gjithçka që është në fuqi dhe ingirenca, për përsëritjen e atmosferës fer dhe demokratike edhe në rrethin e dytë zgjedhor, dhe për zhvillim pa pengesa të procedurës demokratike, që nuk guxon të kërcënohet nga ana e askujt.
Kryeministri Greuvski theksoi se Republika e Maqedonisë doemos duhet të ketë zgjedhje fer dhe demokratike sepse kjo do ta paraqet investimin tonë të përbashkët në vazhdimin dhe sigurimin e suksesit dhe ardhmërisë evropiane të Maqedonisë. (INA)