NATO, Kramariç: Do të ndikojë në stabilitetin rajonal
Prishtinë-Anëtarësimi i Kroacisë dhe Shqipërisë në NATO është ngjarje historike jo vetëm për këto dy vende por për gjithë rajonin. Tani e tutje Ballkani është shndërruar në zonë më sigurt, ndërsa si impakt i kësaj është forcuar akoma më shumë paqja në Kosovë. Kështu ka thënë në një intervistë për Radio Kosovën ambasadori i Kroacisë në Prishtinë, Zllatko Kramariç.
“Mendoj se kjo është një faqe e re jo vetëm në historinë e Kroacisë. Është një fakt që do të ndikojë dukshëm edhe në forcimin e stabilitetit në rajon, sepse me ne në NATO ka hyrë edhe Shqipëria, ndërsa në prag të anëtarësimit është edhe Maqedoni e cila sapo të sqarojë disa detaje me Greqinë mund të na bashkëngjitet, kështu që lirisht mund të themi se hapësira e Evropës juglindore është shndërruar në hapësirë paqeje e stabiliteti”, ka thënë Kramariç.
Me këtë hap – sipas ambasadorit Kramariq – po lëmë prapa një të kaluar të hidhur. “Ndryshe, po të ishim bërë pjesë e NATO-s para 20 vitesh nuk do të kishim ato luftëra që kemi pasur në këto hapësira”, vlerësoi ai.