Turqia do të kurojë 100 pacient nga Kosova
Prishtinë-Mes Kosovës dhe Turqisë ekziston një bashkëpunim i mirë në fushën e shëndetësisë, i cili pritet të zgjerohet dhe intensifikohet pas kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës për një marrëveshje të re bilaterale drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë. Duke iu përgjigjur pozitivisht ndaj kërkesës së parashtruar të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, Ankaraja mes tjerash do të marrë përsipër trajtimin falas për njëqind (100) pacientë çdo vit, të cilët nuk mund të trajtohen në institucionet shëndetësore të vendit tonë.
Marrëveshja është në pajtim me interesin e dyanshëm dhe do të mundësojë zhvillimin e bashkëpunimit në shumë fusha të mjekësisë si këmbim të informatave, këmbimin e ekspertëve dhe mjekëve specialistë, mbështetjen e pjesëmarrësve specialistë të fushave të ndryshme për konferenca shkencore në të dy vendet dhe edukimin e tyre. qik